Gjermani

Kisha Gjermane Shndërrohet në Xhami Muslimane

Motoja dhe premtimi është  “Jashtë do të mbetet pamja e kishës,  brenda e xhamisë, . Fasada do të mbetet kryesisht e pandryshuar, por kryqi i artë në majë shigjetë është hequr dhe zëvendësuar me germa arabe me fjalën Allahu.

Fqinjët gjerman ndjehen nervoz për shkak të blerjes së  Kishës dhe shndërrimit në Xhami.  Daniel Abidini, drejtor i Qendrës Islame Al Nour në Hamburg, Gjermani,  arriti ta akomodojë kishën në xhami pas një pune të gjatë të shitblerjes.

Dega lokale e Partisë Konservatore Bashkimi Demokratik Kristian në vitin 2002  bëri thirrje që të ndalet konvertimi si dhe blerja e objekteve  të kishës  nga ana e myslimanëve të cilët mendonin ta shndërronin në  xhami.  Pran kësaj kishe ishin organizuar protesta, pritej të vinin 100 protestues  por erdhën vetëm 17, ndërsa ana kundërshtare që nuk i përkrahnin protestat ishin deri 700.

Z. Abidini tha se “ Reagimet e hershme ishin krejt të pakuptimta. Kisha ka qëndruar bosh për 10 vjet, dhe askush nuk kujdesej, por, kur muslimanët e blenë kishën atëherë  papritmas u bë një temë me interes.

“ Muslimanët në këtë provincë të Gjermanisë afër Hamburgut,  kishin kushte shumë të vështira për të pasuar fenë e tyre, ata faleshin nëpër vende të garazheve me plotë shtylla, të cilat i adaptoheshin  si lloj mesxhidi, por kur kishim festa,  numri rritej dhe ne faleshim në mes veturave.. “ – Thotë  z. Abidini.

Numri i të krishterëve në Gjermani është pakësuar që prej 1990, ndërsa ata që nuk duan asnjë fe, ateistët , janë rritur në mbi 27 milionë. Shumë pak kisha në Gjermani janë shndërruar në xhami. Ky ishte i   pari që i përkiste Kishës Ungjillore, është kisha më e madhe në vend pas  Kishës Katolike, me rreth 23 milionë anëtarë. Ndërsa Kisha Ungjillore gjermane, një federatë e besimeve Protestante, ndalon shitjen e drejtpërdrejtë të ndërtesave të saj për grupet fetare jo të krishtera, zoti Abdin bleu Kishën Kapernaum nga një zhvillues të palës së tretë.

Gjatë rinovimeve, të cilat pritet të përfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm,  ztr. Abidin është përpjekur të respektojë historinë e godinës. Motoja për mua është: jashtë do të mbetet pamja e kishës,  brenda e xhamisë, tha ai. Fasada do të mbetet kryesisht e pandryshuar, por kryqi i artë në majë shigjetë është hequr dhe zëvendësuar me germa arabe me fjalën Allahu.