“Imobilizim i Përgjithshëm i Ushtrisë Shtetërore Siriane, “Që Nga Deti Deri Tek Lumi”
“Sipas të përditshmes turke “Yakın Doğu Haber” (Lajmi i Lindjes i Afërt) në ditët e sotme, ka nisur një imobilizim i përgjithshëm, i Ushtrisë Shtetërore Siriane, “që nga deti deri tek lumi”.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, të Ushtrisë Shtetërore Siriane, Gjeneral Ali Abdullah Ejjubi, lajmëroi se në ditën e djeshme, Ushtria Shtetërore Siriane, ka nisur një operacion të gjërë ushtarak tokësor, me synimin e spastrimit të prefekturave dhe rajoneve siriane, të cilat gjenden nën pushtimin e organizatave terroriste”.
“Burimet opozitare të regjimit sirian, bëjnë të ditur se Ushtria Shtetërore Siriane, ka nisur një operacion të gjërë ushtarak tokësor, në anën jugore të prefekturës siriane të Idlibit dhe në anën veriore të prefekturës siriane të Hamës, të mbështetur dhe nga bombardimet ajrore ruse”.
“Sipas të përditshmes siriane “Sana” (Margaritari) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shtetërore Siriane, Gjeneral Ali Abdullah Ejjubi, shprehu se në ditën e djeshme, Ushtria Shtetërore Siriane, ka nisur një operacion të gjërë ushtarak tokësor, ndërsa avionët ushtarakë sirianë dhe rusë, kanë bombarduar vendndodhjet e organizatave terroriste”.
“Gjithashtu sipas të njëjtës së përditshme, falë suksesit të arritur, gjatë operacionit ushtarak, të ditës së djeshme dhe bombardimeve ajrore ruse dhe operacionit të gjërë tokësor sirian, u arrit që udhëheqjes së regjimit sirian, t’i bashkangjitej një sipërfaqe 70 km, e cila gjendej e pushtuar nga organizata terroriste, Ushtria e Çlirimit të Sirisë, e cila është në vartësi të organizatës tjetër terroriste të Nusrës”.
“Sipas të përditshmes libaneze “Ahbar” (Lajmet)një komandant sirian, duke bashkëpunuar ngushtë me shtetin sirian, rus dhe Republikën Islame Iraniane, nisi imobilizimin e përgjithshëm të Ushtrisë Shtetërore Siriane dhe operacionin e gjërë tokësor të quajtur “që nga deti deri tek lumi”. Komandanti sirian, i cili nisi këtë operacion citoi se, ky është një operacion i gjërë dhe gjithëpërfshirës tokësor, i cili nuk do të kufizohet as nga koha, as nga kufinjtë shtetërore, të shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme. Shteti rus, ka projektuar një strategji të re ushtarake, me synimin e luftimit të organizatave terroriste, të cilat kanë pushtuar rajone dhe prefektura siriane. Në javët e shkuara shteti rus, ka zhvendosur në shtetin sirian, urërat ajrore, avionët ushtarakë, helikopterët, automjetet e blinduara, tanket e reja ruse “Armata” dhe topat e kalibrit të madh”.
“Bashkërendimi Qendror i Lëvizjeve Ushtarake të shtetit Sirian, Rus, Republikës Islame Iraniane dhe Lëvizjes së Hizbullahut”
“Sipas të përditshmes libaneze “Ahbar” (Lajmet)ky komandant sirian, sqaroi se bashkërendimi qendror i lëvizjeve ushtarake të shtetit sirian, rus, Republikës Islame Iraniane dhe Lëvizjes së Hizbullahut,ka çuar në krijimin e një qendre të shërbimit të fshehtë. Në këtë qendër, punojnë zyrtarët më të lartë të shërbimeve të fshehta siriane, ruse, të Republikës Islame Iraniane dhe njësiteve të Lëvizjes së Hizbullahut. Detyra kryesore e kësaj qendre, është krijimi një banke të dhënash, mbi tërësinë e pikësynimeve të regjimit sirian, të cilat gjenden në anën veriore të shtetit sirian”.
“Detyra e shërbimit të fshehtë sirian,është zbulimi i vendndodhjeve tëgrupeve të armatosura terroriste, zbulimi i vendndodhjes së depove të armëve, kampeve tëstërvitjes dhe vendndodhja e militantëve dhe simpatizntëve, ë cilat më pas do t’i kalohen palës ruse të shërbimit të fshehtë, dhe më pas kjo e fundit do të nisë bombardimi ajror këtyre”.
“Komandanti sirian theksoi se, reagimi i menjëhersëm i shtetit turk, me synimin e ndihmës së organizatave terroriste tregon qartë se, sa të efektshme janë bombardimet ajore ruse, kundër këtyre organizatave dhe shtoi se shtet rus, do të vijojë deri në fund, luftën e tij kundër terrorit në arenën ndërkombëtare dhe veçanërisht kundër terrorit, i cili ka prekur së fundmi dhe shtetin turk”.
“Shteti rus do të kryejëoperacione ushtarake të gjithanshme”.
“Gjithashtu sipas të njëjtës së përditshme, një komandant tjetër sirian, nënvizoi se, shteti rus ka dërguar oficerë, me synimin e bashkërendimit të lëvizjeve të operacioneve ushtarake tokësore dhe se shteti rus, në orët në vijim, do të dërgojë dhe helikopterë, të cilët do të ndihmojnë në rritjen e efektshmërisë, së operacioneve ushtarake tokësore”.
“Zhvillimi i operacionit të gjërë ushtarak tokësor”
“Sipas të përditshmes libaneze “Ahbar” (Lajmet) një ushtar sirian pohoi se, në operacionin e gjërë dhe gjithëpërfshirës ushtarak tokësor, morën pjesë krahas njësiteve tokësore të Ushtrisë Shtetërore Siriane, morën pjesë dhe njësitet speciale të Lëvizjes së Hizbullahut, të cilët i kanë dhënë guxim dhe moral të lartë, përmbushjes së pikësynimeve. Ushtari sirian shtoi se, pikësynimi i parë i operacionit ushtarak tokësor, të nisur në ditën e djeshme, ishte spastrimi nga organizatat terroriste, i anës jugore të prefekturës siriane të Idlibit dhe i anës veriore të prefekturës siriane të Hamës. Kjo do t’i hapte rrugë, krijimit të një zone të sigurisë, e cila do tëzhdukte njëherër e mirë, shpresën e organizatave terroriste, për t’u drejtuar në prefekturën siriane të Hamës”.
“Gjithashtu sipas të njëjtës së përditshme, ky ushtar sirian vijoi se, zhvillimi i operacionit të gjërë dhe gjithëpërfshirës ushtarak tokësor, ka nisur në anët verilindore dhe veriperëndmiore të prefekturës siriane të Hamës, ndërsa Ushtria Shtetërore Siriane ka përparuar deri në anën lindore të prefekturës siriane të Atshanit dhe Meanit dhe ka përparuar derinë rajonet e Keferjas, Nabudës, Mugejjirit dhe Habitit, të cilat i përkasin anës jugore të prefekturës siriane të Idlibit”.
“Kjo e përditshmë libaneze shkruan se, avionët ushtarakë rusë kanë bombarduar rajonet e Lehajës, Merkebes dhe Latmit, të cilët i përkasin aneës perëndimore dhe jugperëndmiore të prefekturës siriane të Murekut”.
“Reagimi i organizatave terroriste”
“Gjithashtu sipas të njëtës së përdithsme, “Sh.B.A.-ja po ndihmon me shpejtësi, me armë dhe me financiarisht organizatat terroriste, menjëherë pas bombardimeve ajrore ruse”. Këta të fudnit shkatërruan vendndodhjen e grupeve të armatosura terroriste, vendndodhjen e depove të armëve dhe kampet e stërvitjes”.
“E përditshmja libaneze “Ahbar” (Lajmet) e mbylli lajmine saj duke cituar se, shumë ushtarë, oficerë, kolonelë dhe këshilltarë turq, u larguan me shpejtësi, drejt kufirit më të afërt të shtetit turk. Ky i fundit, po ndihmon zhvendosjen e familjeve, të organizatave terroriste, nga prefekturat siriane të Idlibit, Xhisr Shugurit dhe Xhebel Zauijes, drejt shtetit turk”.
Burimi: Yakın Doğu Haber