Amerike

SHBA-ja ndërprenë programin e stërvitjes në Siri

Ministri amerikan i mbrojtjes Ashton Carter ka deklaruar të premten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa orë do të kumtojnë ndryshimin e programit për stërvitje për Sirinë, duke theksuar se SHBA-të duan të fokusohen në përpjekje për punë me forcat kurde dhe forca tjera të “afta” në Siri. Atë që e ka bërë SHBA-ja me kurdët është shembull i mirë i qasjes efikase me forcat tokësore të afta dhe të motivuara për luftë, ka deklaruar Carteri në konferencën për gazetarë në Londër.

Më herët është publikuar se zyrtari i lartë i ministrisë së mbrojtjes amerikane  ka deklaruar se ” administrata amerikane ndërprenë programin e Pentagonit  me vlerë prej 500 milion dollarësh për ushtrimin dhe pajisjen e kryengritësve sirian”. Administrata amerikane pranon që forcat amerikane nuk kanë arrit të stërvitnin kryengritësit të cilët do të jenë të aftë për luftë kundër ISIS-it në Siri. “ Kemi ardhur gjer te disa qasje të ndryshme. Mendoj që kryetari amerikan Barack Obama së shpejti do të referojë për këtë program”, ka thënë Ashton Carteri. Zyrtari i lartë amerikan i ministrisë së mbrojtjes i cili ka fol nën kushtet e anonimitetit, pasi që nuk ka lejen që të flas publikisht, ka thënë se SHBA-të më nuk do të stërvitin të ashtuquajturit kryengritësit të matur sirian në Jordani, Katar, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Në vend të kësaj do të themelohet qendra më e vogël për stërvitje në Turqi, në të cilin grupi i vogël opozitar do të jetë i aftësuar në manovrimet operative, sikurse që është  kërkesa për sulmet ajrore. Disa zyrtar amerikan kanë konfirmuar se Obama ka përkrah ndryshimin e politikës në dy takime me këshilltar për sigurinë nacionale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Muajin e kaluar janë stërvitur vetëm katër-pesë sirian. Më herët është publikuar plani për stërvitjen e 5400 kryengritësve në Siri gjatë këtij viti, si dhe edhe 15.000 kryengritësit gjatë tri viteve të ardhshme. Pentagoni më parë ka publikuar se e ndërprenë transferimin e kandidatëve për stërvitje nga Siria në qendrat stërvitëse në Jordani dhe Turqi.