Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frakfurt, Gjermani
Më shumë se 150 tituj librash, në fushën e fesë dhe Revolucionit Islamik, do të shfaqet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurtit (FIBF).
Veprat do të prezantohen nga Kuvendi i Botuesve të Revolucionit Islamik , përfaqësuesi i Kuvendit të Botuesve , Sejjid Aref Alavi tha dhe shtoi se Enti I Botuesve do të prezantojë vepra të shkruara në fushën e fesë dhe Revolucionit Islamik; rreth 150 tituj librash nga botues të ndryshëm janë zgjedhur për Panairin e Librit.
Me qëllim për të paraqitur çdo libër, një broshurë është përgatitur ku do të prezentohen të gjitha veprat. Për më tepër, ne kemi plane për të biseduar me disa botues të huaj për paraqitjen e librave si dhe të drejtën e autorit për shitjen e librave, , shtoi ai.
Kuvendi i Botuesve të Revolucionit Islamik , gjithashtu planifikon të shpërndajë, në panair, letrën e Udhëheqësit të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, për të rinjtë e Evropës dhe Amerikës së Veriut, shtoi ai.
Krijuar in1949, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt është ekspozita më e madhe e librit në botë.
Panairi i cili është gjithmonë emocionues dhe inovativ, luan një rol të rëndësishëm në industrinë e publikimeve në botë.
Panairi i Librit i këtij viti është programuar të mbahet nga 14 tetori deri më 18 tetor 2015.