İslamofobe

Karikatura blasmeuese paraqiten në Danimarkë

Një ekspozitë e karikaturave blasfemuese ndaj Pejgamberit të Shenjt të Islamit, Muhammedin (a.s.) është hapur në kryeqytetin danez, në Kopenhagë të dielën.

Ekspozita është organizuar  nga grupi i anti-islamik Stop Islamizimit të  Danimarkës, në një shesh të madh në kryeqytet, raportoi al-Kuds al-Arabija.

Grupi kishte kërkuar leje për të mbajtur Ekspozitën në disa vende, duke përfshirë Bibliotekën Mbretërore, por iu mohua leja.

Karikaturat janë po ato që janë paraqitur  në një ekspozitë në Teksas, SHBA, në fillim të këtij viti.

Ekspozita erdhi në prag të përvjetorit të publikimit të karikaturave fyese në Danimarkë dhjetë vjet më parë.

Më 30 shtator 2005, gazeta daneze Jyllands-Posten botoi 12 karikaturat e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.),  të cilat shkaktuan zemërim dhe protesta vdekjeprurëse në Botën Muslimane.

Burimi: IQNA News