Të Udhëzuarit Në Islam

Katerina maqedonase konvertohet në Islam

Katerina Zaova një vajzë e rritur pa baba në një familje të krishtere ne Maqedoni,  e pa fenë Islame si mburojë për vete dhe të vetmen mënyrë që të largohet nga shoqëria e keqe  dhe dukuritë tjera në shoqërinë modern makedonase.

Kisha shumë peripeci në jetë, është vështirë të rritesh një vajzë pa prindin baba, andaj çdo natë lutja Zotin të më mbrojë Zoti, mua motrën  dhe nënë time. Gjithmonë në mendjen time qarkullonin idetë pse jam lindur, pse kam ardhur në këtë botë, kisha shumë “ Pse “ në jetën time . Qaja lexoja Biblën por asnjëherë nuk gjeta ngushëllim të duhur andaj mendoja se kjo fe që unë e kultivojë nuk është fe e duhur dhe asgjë nuk më tërhiqte kah krishterimi.

Por Zoti deshi ta njohë të vërtet përmes një shoku në Shkup, ku e  njoha të vërtetën! Ai më tregonte për Islamin,  më dha Kuranin, fillova ta lexojë Kuran… gjithçka ndryshoi me leximin e Kuranit, atë që e kërkoja me vite tani e gjeta, e njoha Islamin, e zbulova të vërtetën, thelbin e jetës, gjithçka që doja më herët e gjeta në Islam.

Secilën ditë zbuloja diçka të re. E doja hixhabin, ....  u ktheva në shtëpi dhe e pyesja veten se si do të reagojnë familjarët e mi?  Kur më panë me hixhab, u befasuan shumë dhe u hidhëruan, isha e qetë, qaja para tyre, qaja shumë dhe më zihej fryma nuk mund të flisja asnjë fjalë…

Me ndihmën e Tij (Allahut) e bëra atë që doja. Ndjeja se namazi nuk ishte i mjaftueshëm që të tregojë sinqeritetin tim ndaj Allahut. Prej atëherë mbaj hixhab, u mbulova. Planifikoj ta ndryshoj edhe emrin.

Jam shumë e gëzuar me Islamin, dhe dua që të gjithë të ndjehen ashtu. Kur dëshiron nga zemra, Allahu vetë ta tregon të vërtetën dhe të afron tek Ai…