Figura të shquara muslimane të humbura në tragjedinë në Mina afër Mekes
Pothuajse një javë pas tragjedisë në Mina ku u mbyten qindra haxhinj, muslimanët në mbarë botën mbajtën i zi për humbjen e dijetarëve të shquar musliman, gjyqtarëve dhe profesionistëve, të cilët besohet të jenë në mesin e viktimave.
Kjo ndodhi të enjten e kaluar, kur qindra haxhinj vdiqën dhe pothuajse një mijë janë plagosur në një rrëmujë jashtë Mekës.
Rrëmuja filloi në rreth 9:00 paradite, menjëherë pasi shërbimi i mbrojtjes civile tha në Twitter se bëjnë me një incident grumbullimi në Mina, rreth pesë kilometra (tri mila) nga Meka.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë të Arabisë Saudite, lëshuar të shtunën, 769 njerëz të vdekur dhe 934 të plagosur, por autoritetet iraniane kanë thënë se më shumë se 4.000 haxhinj vdiqën në këtë tragjedi.
Fatkeqësia ishte aksidenti i dytë vdekjeprurës që goditi besimtarët këtë muaj. Një kolaps vinçi në qytetin e shenjtë të Mekës mbyti 109 njerëz, një ditë para haxhit, raportoi OnIslam.net.
Këtu në vazhdim janë figurat kryesore, në dispozicion, sipas burimeve tona, që vdiqën gjatë tragjedisë apo janë ende të zhdukur.
Myftiu Muhammed Faruk
Myftiu Muhammed Faruk është
një dijetar i shquar indian islamik i cili ka qenë i zhdukur që nga rrëmuja.
Myftiu, Muhammed Faruk, një studiues i lartë fetar, është një shkrimtar i madh,
është autor i mbi 50 librave mbi një varg temash, duke përfshirë hadith dhe fikh, në gjuhën urdu dhe hindu, thanë
raportet. Ai është themeluesi dhe drejtori i Xhamia Mahmudia në Mirut, ku ka
udhëhequr për mbi 25 vjet dhe ka mbi 700 studentë.
Adeola Maurufudin
Adefolabi
Adeola Maurufudin
Adefolabi, nga Lagos, Nigeri, ka munguar
që prej ditës kur nisi rrëmuja. Ai është anëtar i nderuar një term që përfaqëson
Ifako Ixhaije në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare dhe ish-kryetar i Ifako Ixhaije
dhe Oxhokoro, zonat e Qeverisjes Lokale.
Tixhani El-Miskin
Tixhani El-Miskin,
profesor i Studimeve Islame në Universitetin e Maiduguri dhe ish-kreu i kursit të
veçantë trajnimi për studentët e studimeve arabe në Universitetin e Maiduguri
në Gamboru. Ai, gjithashtu, ishte kryetar i Këshillit të Shtetit Borno për
Haxhinjt.
Haxhija Bilkisu Jusuf
Haxhija Bilkisu Jusuf ishte
redaktorja e parë femër nga pjesa veriore e Nigerisë. Ajo ka studiuar shkencat
politike në Nigeri dhe Shtetet e Bashkuara dhe gazetarinë në Rusi. Pas studimeve, Bilkisu
Jusufi ka vazhduar një ndjekur karrierë
të suksesshme në gazetari në Nigeri, duke punuar për Daily Trustin dhe gazetat kryesore
dhe në disa edicione lokale në shtetet Kano
dhe Kaduna.
Kjo veprimtare e shquar muslimane ishte një nga aktivistet kryesore që mbrojti në emër të zhdukur vajzave Chibok, që u rrëmbyen nga Boko Haram në vitin 2014.
Alhaxhi Abbas Ibrahim Sambo
Alhaxhi Abbas Ibrahim Sambo, Emiri i Zing-ut dhe Udhëheqës i Haxhit (Amir ul-Haxh) për shtetin Taraba
gjatë haxhit të këtij viti.
Alhaxhi Shehu Kontagora
Alhaxhi Shehu Kontagora ishte Kontabilist i Përgjithshëm në Nigeri, ai ishte në mesin e të mbyturve nga rrëmuja që ndodhi në Mina, afër Mekes, në Arabinë Saudite javën e kaluar.
Assad Murtaza Gilani
Assad Gilani, nipi i ish-kryeministri pakistanez, Sejjid Jusuf Raza Gilan, është në mesin e 315 të haxhinjve të humbur pakistanezë gjatë Haxhit.