Politikanët gjerman brengosen nga grupet selefiste
Migracioni i myslimanëve në Evropë sipas politikanëve gjerman thuhet se vendasit janë të brengosur që mos vallë në mesin e emigrantëve të ketë grupe selefiste terroriste që mund të bëjnë probleme në kampet e refugjatëve. Mirëpo nga ana tjetër nga analistët sociolog pohohet se këto emigrime të muslimanëve në Perëndim mund të jenë sfida të mëdha për Perëndimorët të cilat kanë gjasa të mëdha të konvertohen në Islam, fenomen i cili tani më është evidentë në Evropë edhe para valës së refugjatëve mysliman.
Politika gjermane rreth azilkërkuesve dhe refugjatëve sa vjen e bëhet më e vështirë. Sipas informacioneve të fundit që disponon ministria e brendshme gjermane, selefistët dhe grupe të ndryshme ekstremiste shpesh përzihen në kampet e azilkërkuesve. Këtë e deklaroi edhe ministri gjerman, Thomas de Maizere, CDU.
“Kemi analizuar me gjakftohtësi secilin kamp, por akoma nuk kemi gjetur fakte se bëhet fjalë për terroristë,” tha ministri Maizere, duke shtuar se “rreziku mund të ekzistojë gjithmonë nga grupet selefiste”. Këta të fundit sipas ministrit janë aktiv në shumë kampe.
Sipas statistikave në Gjermani, në shtetin e tyre ekzistojnë 7500 selefistë, ndërsa zakonisht qëllimi i këtyre të fundit është “trushpëlarja me të rinjtë”