Propozimi i Haradinajt për Bashkësitë Islame mund të jetë shumë i dëmshëm
Në qytetin e Mitrovicës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një visit zyrtare. Siç bëhet e ditur në një njoftim të AAK-së, Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të këtij qyteti ku është pritur nga Hoxhë Rexhep Lushta, dhe me këtë rast uruan edhe njëri-tjetrin për festën e Kurban Bajramit.
“Haradinaj ripërsëriti angazhimin e tij që për Bashkësinë Islame, por edhe bashkësitë e tjera fetare në Kosovë, duhet të ketë program të veçantë financimi. Punëtoret e Bashkësisë Islame të jenë zyrtarë publikë dhe te paguhen nga buxheti i shtetit, institucionet fetare të lirohen nga pagesa e rrymës dhe të kenë lehtësime tjera”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se Haradinaj ka thënë se feja duhet të kontribuoj për kultivimin e vlerave dhe për një bashkëjetesë në paqe dhe respekt për njëri-tjetrin.
Gjithashtu theksohet se i kënaqur me vizitën u shpreh edhe kryetari i BI të Mitrovicës duke theksuar nevojën imediate që të aplikohet ligji për liritë fetare i cili tash e 16 vite po neglizhohet.
Mirëpo disa analist nuk e përkrahin këtë mendim të Ramush Haradinajt, sepse në shtet vinë e shkojnë pushtetarë të ndryshëm, kështu që nëse Bashkësitë Islame pranojnë financa nga shteti atëherë ata do të jenë të detyruar të jenë më lojal dhe të dëgjueshëm si dhe nënë kontrollin qeveritarë, qoftë edhe nëse nuk përshtaten dispozitat nga parimet islame, të cilat mund të modifikohet e shtrembërohet deri në atë masë, sa feja të humbas vlerat e vërteta.
Në fund të vizitës Haradinaj qëndroi në Stantërg, ku u themelua nëndega e AAK-së në këtë vendbanim.
“Haradinaj banorëve të Stantërgut ju tha se është e patolerushme se si jetohet mbi pasuri të pashtershme e njëkohësisht të ketë kaq shumë problem me punësimin dhe kushte të rënda të jetesës”.