Kosova

Prodekaneja e Fakultetit Islam arsyeton pjesëmarrjen në ISIS

Prodekanja e Fakultetit Islam, Besa Ismaili, ka fajësuar qeverinë e vendit se po diskriminon myslimanët në Kosovë. Për këtë arsye, thotë ajo, i janë dhënë argumente ISIS’it që të rekrutojë njerëz.
“Indoktrinimi nuk është një luks që vjen nga jashtë. Është dicka që vjen nga diskriminimi dhe perspekutimi i myslimanëve. Ndjenja e tyre e të qenit të huaj”.

“Ata ndihen edhe sot të diskriminuar, për arsye se nuk i gëzojnë të drejtat e barabarta vetëm pse kanë një fetarizëm më të theksuar se të tjera. Ky është një diskurs islamofobik i madh që i ka dhënë jashtëzakonisht argumente ISIS’it dhe “isisitëve” në rekrutimin e këtyre njerëzve”, ka thënë ajo.

Besa Ismajli, prodekane e Fakultetit Islam, fajëson qeverinë e vendit e cila sipas saj po shtyp dhe diskriminon myslimanët në Kosovë dhe kjo po i shtyn myslimanët e Kosovës të marrin rrugën e Sirisë.