Takimi sy më sy Putin-Obama
Kryetari amerikan dhe ai rus Barack Obama dhe Vladimir Putini janë takuar prapa dyerve të mbyllur në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe janë pajtuar që zyrtarët e tyre ushtarak të bisedojnë se si të shmangin konfliktin rreth operacioneve potenciale në Siri në të cilin Moska i përjashton veprimet tokësore, por jo edhe sulme ajrore, ndërsa nuk janë pajtuar rreth rolit të kryetarit sirian Bashar al Asadit.
Takimi i parë i Putinit me Obamën pas dy vitesh, zgjati rreth 90 minuta nga e cila gjysma e kohës ishte kushtuar Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër Sirisë, përcjell Reutersi duke u thirrur në zyrtarin e paemëruar amerikan. Putini, i cili takimin e quajti” shumë të hapur dhe të dobishëm”, ka vlerësuar në konferencën për gazetarë pas përfundimit të bisedës ” se ekzistojnë sipas bindjes së tij, baza për bashkëpunim për probleme të përbashkëta”. Ai ka thënë se biseda kishte të bëjë me situatën në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt dhe se shumë qëndrime të tyre ishin identike. Ceku se me Obamën ka biseduar për pjesëmarrjen e Rusisë në kampanjën ushtarake së bashku me shtetet e perëndimit kundër ISIS-it në Siri me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
Më tutje theksoi se Rusia planifikon të përforcojë ndihmën ushtarake ushtrisë siriane, por nuk do të merr pjesë në operacionin tokësor ushtarak në Siri. Kryetari rus shtoi që për fatin e kryetarit sirian duhet të vendos vet populli sirian e jo liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Francës. Reutersi cek fjalët e zyrtarit amerikan të paemëruar se Obama dhe Putini janë pajtuar të gjejnë zgjidhje politike në Siri, por edhe se nuk po pajtohen lidhur me fatin e kryetarit sirian. Ata kanë rënë dakord se ushtria amerikane dhe ruse duhet të bisedojnë mes vet ashtu që të mos vie në ndonjë situatë konflikti në operacionet eventuale në Siri. Obama ka thënë Putinit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se nuk do të vjen gjer te stabilizimi i situatës në Siri gjersa të jetë Asadi në pushtet.
Sipas fjalëve të zyrtarit amerikan, Putini ka thënë Obamas se botës është e nevojshme përkrahja e Asadit, pasi që ushtria e tij ka gjasa më të mira të fitojë kundër ISIS-it. Zyrtari amerikan ka thënë se Obama ka shpreh shqetësimin Putinit lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Minskut për Ukrainën, duke përfshirë qëllimin e aktivistëve prorus për të mbajtur zgjidhjet lokale.
Burimi: Al Jazeera