David Cameron: Bashar al-Assad duhet të rrëzohet
Kryeministri britanik David Cameron ka insistuar se kryetari i Sirisë Bashar al-Assad duhet të rrëzohet, edhe nëse ai përfundon duke luajtur një rol të përkohshëm në ndonjë qeveri kalimtare.
Ne duam një Siri pa ISIS-in dhe pa Assad-in, sepse sinqerisht nuk ka të ardhme për popullin sirian në një shtet i cili ka njërin ose tjetrin, të dytë duhet të shkojnë, tha David Cameron të dielën në Nju Jork.
Por ne duhet të jemi të qartë ... Largimi i Assad-it është në interesin e Sirisë dhe në interesin tonë, gjithashtu.
Kryeministri britanik, David Cameron, i cili është në Shtetet e Bashkuara për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka theksuar se Assad-i nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes në Siri në afat më të gjatë.
Ajo që ne jemi duke thënë, siç e kemi thënë gjithmonë, është që ju që jeni në krye të fushatës ushtarake kundër ISIL-it, ju keni nevojë për një strategji politike dhe një marrëveshje paqeje kur ju keni një tranzicion në Siri nga Assadi në diçka tjetër, që ka qenë gjithmonë rasti, kështu duhet të ndodhë sepse është ende rasti, David Cameron është cituar nga Agjencia Reuters, të ketë thënë.
Kryeministri britanik, David Cameron më herët është cituar nga mediat të ketë thënë se Bashar Assad-i mund të qëndrojë si pjesë e një qeverie kalimtare.
Megjithatë, ai kishte theksuar se presidenti i tanishëm sirian nuk duhet të jetë pjesë e të ardhmen e Sirisë në afat të gjatë.
Raporte të tjera më parë, tha kryeministri britanik ishin përgatitur për të t’i treguar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se paqja në Siri është e pamundur, ndërsa Presidenti Assad mbetet në pushtet.
Megjithatë, zyrtarët e paidentifikuar të qeverisë janë cituar duke thënë se Londra beson se Assadi nuk është e thënë që domosdoshmërisht duhet të shkojë menjëherë si pjesë e ndonjë marrëveshjes së paqes për Sirinë.