Forcat izraelite e sulmuan Xhaminë el-Aksa, përleshen me palestinezët
Forcat izraelite kanë sulmuar edhe një herë kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, në Jerusalem apo al-Kuds (Jerusalem) dhe u përleshën me besimtarët palestinezë atje.
Përleshjet shpërthyen të dielën me forcat izraelite që përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët. Tre vetë u plagosën në këtë incident.
Përleshjet ndodhën ndërsa izraelitët po festonin Rosh Hashanah, apo Vitin e Ri hebre. Regjimi izraelit zakonisht imponon kufizime në qasjen e besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa në ditët e para të festës Rosh Hashanah.
Xhamia al-Aksa në Jerusalem, e cila nderohet gjerësisht nga muslimanët, ka qenë skenë e përleshjeve midis palestinezëve dhe kolonëve izraelitë dhe trupave ushtarake-policore në javët e fundit.
Në fillim të muajit shtator, forcat izraelite sulmuan një grup të femrave, grave palestineze që kërkonin për të hyrë në xhami.
Thuhet se forcat izraelite gjatë sulmit u përpoqën për të kapur një grua të re, por besimtarët palestinezë e zbrapsën sulmin e izraelitëve.
Palestinezët thonë se Tel Avivi është duke planifikuar për të ndryshuar status quo-në në Jerusalem, el Kuds, dhe për të judaizuar qytetin.
Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa, është nën pushtimin e Izraelit, në qytetin e vjetër të Jerusalemit, të al-Kudsit, që është një vend i shenjtë Islam.
Xhamia al-Aksa është vend i tretë i shenjtë i Islamit pas Xhamisë (Mesxhid) el-Haram në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit (a.s.) apo (Masxhid ) al-Nabavi në Medine, në Arabinë Saudite.
Burimi: Press TV