Refugjatët në probleme , kërkojnë korridor tokësor në Slloveni
Refugjatët sirian s’kanë të ndalur, kalojnë nga një shteti në shtet në drejtim të Gjermanisë. Refugjatët janë të trishtuar dhe thonë se ne nuk duhet ti bëhemi barrë vetëm na lejoni një korridor vetëm një copë tokë sa për të kaluar, neve na pret Gjermania.
Në fillim ishte problem Maqedonia, e cila u akuzua për keqtrajtimin e refugjatëve, Hungaria gjithashtu ishte ajo që i shtypi e përbuzi me dinjitet, dhe ende nuk ka të ndal nga këto abuzime me refugjatë, duke mos i konsideruar si krijesa njerëzore.
Ndërsa Kroacia i ka mbyllur pothuajse të gjitha pikat kufitare me Serbinë, pas arritjes së më shumë se 14 mijë refugjatëve në vend. Kryeministri ka thënë se kriza e arriti kulmin e refugjatët s’duan azil në Kroaci. E Hungaria filloi ndërtimin e rrethojës edhe me Kroacinë, derisa prefekti i qytetit Asotalom është duke i frikësuar refugjatët me një video ku u bëhet thirrje të mos vijnë në Hungari
Sllovenia bllokon kalimin
Policia sllovene ka dërguar përforcime te kalimi kufitar Harmica pasi që refugjatët kanë arritur ta kalojnë kufirin nga ana kroate,
Rreth 50 policë të forcave speciale kanë shkuar në kufi ndërsa refugjatët vazhdojnë të arrijnë.
Kalimi kufitar Harmica ka qenë plotësisht i bllokuar. Policia e Sllovenisë ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe një grua është alivanosur, pas së cilës refugjatët janë tërhequr.
Situata edhe më tej është e tendosur, shkruan “Veçernji List” ndërsa gjatë incidentit janë lënduar dhjetë persona.
Policia më herët ka bllokuar rrugën për qindra refugjatë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin slloven nga fshati Harmica.