Shpallen fituesit e mësimit përmendësh të Kur’anit në Siri
Ministria e për Çështje Fetare e Sirisë shpalli fituesit e edicionit të 16-të të Garave Kombëtare të Mësimit Përmendësh të Kur’anit më 13 shtator 2015.
Sipas gazetës Tishreen online, Garat Kur’anore u mbajtën në mesin e studentëve të instituteve për mësimin përmendësh të Kur'anit ‘Al-Assad’ në Siri.
Fillimin e Garave Kur’anore e ndoqën 1000 hafizë të Kur'anit nga krahina të ndryshme të Sirisë dhe 70 persona që arritën në fazën përfundimtare.
Jasir Ahmed nga Halepi, Umar Ahmad Hassan Aga nga Latakia, dhe Abdulaziz Tahir Al-Savas nga Halepi, përkatësisht, fituan vendet e para në mësimin përmendësh të gjithë Kur'anit, dhe mësimi përmendësh të 20-të dhe 10-të xhuza (pjesë) të Kur'anit.
Muhammed Abdul Sattar Al-Sejjid, Ministri për Çështje Fetare i Sirisë,
tha se përkundër problemeve dhe komploteve të armiqve kundër Sirisë, Siria ende është në radhë të parë mes vendeve të tjera në fushën e mësimit të Kur'anit përmendësh.
Ai tha se statusi i tillë i rëndësishëm është arritur si rezultat i pranisë së dijetarëve, hafizëve të Kur'anit dhe institutive për mësimin përmendësh të Kur'anit ‘Al-Assad’ në Siri.
Ai shtoi se institutet themeluar nga i ndjeri Hafez al-Assad, kanë qenë të përfshirë në mënyrë aktive në trajnimit hafizëve të Kur'anit nën mbikëqyrjen e Bashar al-Assadit, kryetari i Sirisë, i cili ka prezantuar kohët e fundit në interpretimin Kur’anit, si një tjetër aktivitet i instituteve.