Kulturë

Një familje amerikane i dhuron dorëshkrime të rralla të Kur’anit Muzeut të Iranit

Një familje amerikane  nga Nju Jorku  i ka dhuruar tri kopje të rralla të Kur'anit të Shenjtë për Muzeun e Astan Kuds Razavi në qytetin e shenjtë të Mashhadit, në verilindje të  Iranit.

Huxhet ul Islam Muhammed Hassan Nourinia, një zyrtar i Muzeut Astan Kuds Razavi, tha se dorëshkrimet datojnë që nga shekull 11, 12, dhe 13 të Hixhretit apo nga shekulli 17-të, 18-të, dhe 19-të sipas Kalendarit Gregorian.

Ai tha se ato janë gjithashtu të çmuara në aspektin e vlerës së tyre artistike, njoftoi Agjencia IRNA.

Familja muslimane nga Nju Jorku i ka dhuruar Muzeut edhe një kopje të librit në dorëshkrim me titull Sahifeh Saxhxhadijeh.

Me kaligrafi të artistit të quajtur  Hasan Ali ibn Abbas Kuli Sultan në vitin 1232 sipas Hixhretit, kopja e dorëshkrimit është e stolisur me ar dhe me ngjyrna.

Me rreth 20,000 dorëshkrime të Kur'anit dhe veprat Kur'anore, si dhe 95.000 libra të rrallë Islame, Muzeu i Astan Kuds Razavi në Mashhad është thesari më i madh i veprave të rralla të shkruara në Botën Muslimane.

Muzeu Astan Kuds Razavi dhe institutet e tij ndihmëse kulturore përbëjnë 38 biblioteka me një koleksion të përgjithshëm të 2.5 milion librave, duke përfshirë edhe dorëshkrime dhe libra të shtypura.

Burimi: IQNA News