Një Ruletë Ruse Për Sh.B.A.-në Në Shtetin Sirian
“Sipas të përditshmes turke “Radikal” (Radikali) në ditët tona anijet ushtarake ruse, po drejtohen me mjeshtëri drejt brigjeve të shtetit sirian, mundësitë ekonomike dhe ushtarake të shtetit amerikan dhe të aleatëve të saj, janë të kufizuara, ndërsa sheikët e kamur sauditë, mund të lënë në baltë shtetin turk”.
“Shteti rus,ka shtuar ndjeshëm vëllimin e dërgesave të armëve, ka përfunduar ndërtimin e një baze detare ushtarake në qytetin sirian të Tartusit dhe ka përfunduar ndërtimin e një baze ajrore ushtarake në qytetin sirian të Ladhkijes. Ashtu siç pritej, të tëra këto manovra ruse, kanë çuar në shpërthimin e polemikave”.
“Tanimë analistët politikë shtrojnë pyetjet: “Çfarë synon shteti rus?!”, “Si do të ndikojë shtimi i pranisë ushtarake ruse në shtetin sirian dhe në ekuacionet ndërkombëtare?!” dhe “Cilat janë mundësitë reale të shtetit amerikan dhe të aleatëve të tij përballë këtyre manovrave ruse?!”
“Në artikullin me titull: “Manovra Ruse” të javës së shkuar shkrova se, si shteti rus po rindërton Aeroportin Ndërkombëtar “Basil Esedi” në qytetin sirian të Ladhkijes, sepse është një aeroport i vogël dhe se pas kryerjes së nivelimit të terrenit, u shtrua pista me synimin e ngritjes dhe uljes së avionëve ushtarakë rusë. Më pas shteti rus ndërtoi dhe hangarët për strehimin e avionëve, ndërsa në ditët tona po ndërtohen dhomat e qëndrimit për personelin rus. Punimet për rindërtimin e këtij aeroporti, nisën në mesin e muajit gusht dhe vijuan papushim ditë e natë. Mendoj se i tërë aeroporti do të mbarojë brenda disa ditëve”.
“Shumë njerëz, kanë mbetur të befasuar dhe të çuditur përballë këtyre zhvillimeve, por unë jam i mendimit se shteti rus vijon me një vendosmëri të patundur, lojën e skenarit të tij politik në shtetin sirian. Kryeqyteti rus Moska, e ka mbrojtur shumë herë aleatin e saj sirian Damaskun. Madje qëndrimi i saj, nuk ka ndryshuar as pas epokës së aneksimit të Gadishulit të Krimesë, nga shteti rus në vitin 2014, kur shumë analistë politikë ishin skeptikë dhe shprehnin se kryeqyteti rus Moska, kishte përgatitur një skenar mes të cilit do ta shiste aleatin e saj sirian Damaskut. Por presidenti rus Vladimir Putin,me qëndrimin e tij bëri që të tëra këta aludime te mbesnin në letër. Në këtë drejtim nuk mbeti pas Republika Islame Iraniane, e cila që nga viti i themelimit të saj më 1979, nuk e la në baltë aleatin e saj të vetëm arab të Damaskut”.
“Në njërën anë, shteti rus me vijimin e vendosmërisë së patundur dhe me lojën e skenarit të tij politik në shtetin sirian, ndërsa në anën tjetër Republika Islame Iraniane me orvatjet e saj për ta mbajtur regjimin sirian në sferën e “Boshtit të Rezistencës” arritën që të riformësonin politikat e tyre mbi rajonin e Lindjes së Mesme. Të dyja këto shtete të fuqishëm këmbëngulën në çështjen e zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të cilat do të përcaktonin fatin e presidentit sirian Beshar Esedit dhe pjesëmarrjen e gjërë të popullit sirian në këto zgjedhje, duke dhënë mesazhin e qartë: “Për ne ka më shumë rëndësi mbijetesa dhe mbarëvajtja e popullit sirian dhe jo qëndrimi në pushtet i Beshar Esedit”.Shumë analistë politikë shprehen se pa përgatitur terrenin e duhur të tranzicionit politik, shteti sirian mund të përfundojë në një katrahurë dhe kaos të vërtetë, njëlloj si rasti i shtetit libian”.
“Përplasjet e qëndrimeve të ndryshme, të superfuqive botërore amerikane dhe ruse në Konferencën së Parë të Gjenevës, në shtetin zviceran të mbajtur në vitin 2012, ndodhën kur shteti rus, i ndezin dritën e gjelbër nisjes së proçesit të tranzicionit politik, duke i lënë hapësirë të mjaftueshme veprimi, presidentit sirian Beshar Esedit. Më pas shteti rus, sërish doli në mbrojtje të aleatit të tij sirian të Damaskut, duke mos i lënë shteg bllokut, i cili synonte largimin nga pushteti i presidentit sirian Beshar Esedit. Kështu ndodhi edhe pas Konferëncës së Dytë të Gjenevrës, në shtetin zvicerankur “Grupi i Miqve të Sirisë” nisi të lëkundej në qëndrimin e tij mbi zhvillimin e negociatave me organizatat terroriste të ISIS-it, Nusrës, Kaides dhe Ahraru’sh-Shamit, ndërsa shteti rus, shpalosi planin e tranzicionit politik, i cili përfshinte dhe BesharEsedin. Me ndërhyrjen politike të manovrës ruse, gjendja politike e cila ishte nëvitin 2012 ishte nëdëm të Beshar Esedit, në vitin 2014 u rikthye në dobi të tij”.
“SHKAQET QË SOLLËNZBARKIMIN E SHTETIT RUS, NË RAJONIN E LINDJES SË MESME”
“Shkaqet të cilat çuan zbarikimin e shtetit rus, me tërë arsenalin e tij ushtarak në shtetin sririan, në rajonin e Lindjes së Mesme, pas dy viteve lënie pas dore si pasojëepushtimit të shtetit ukrainas, mund t’i rendisim si vijon:
1. “Shteti rus ia doli mbanë që t’i detyronte të pranonin, duke ua bërë tanimë fakt të kryer, aneksimin e Gadishullit të Krimesë shteteve armike perëndimore, ndonëse këta të fundit zbatuan sanksione të rënda ekonomike kundër tij. Çështja e aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga shteti rus, ndonëse nuk ka fituar statusin ndërkombëtar të njohjes nga shtetet e globit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë shumë të qartë se, tanimë kjo është një vërtetë e hidhur që duhet pranuar dhe se nuk mund të hidhen më hapa pas në këtë drejtim”.
2. “Fuqia ushtarake e Organizatës së Aleancës së Atlantikut Verior (NATO-s) u vu seriozisht në vështirësi dhe doli në pah fuqia e saj e kufizuar dhe e pamjaftueshme në trojet lindore të shtetit ukrainas. Në këto troje tanimë të pushtuara nga shteti rus, lulëzon siç thonë vetërusët“Rusia e Re”.Pra shtetet e fuqishëm perëndimorë e hëngrën karremin rus, dhe u detyruan kështu të pakësonin ndjeshëm trysninë politike dhe ushtarake kundër këtij të fundit”.
3. “Sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar ushtarak nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, të krijuar me synimin e luftimit të ISIS-it, kanë mëse një vit që kanë dështuar. Deri më tani vetëm forcat vendore kurde, kanë mundur që t’i shkaktojnë humbje të konsiderueshme ISIS-it. Ndonëse kjo organizatë terroriste ka humbur disa rajone, ka rifituar të reja. Pra tanimë është vërtetuar parashikimi i shtetit rus kur këmbëngulte mbi faktin se, ky koalicion ndërkombëtar do të dështonte, nëse nuk bashkëpunonte me regjimin sirian. Lërmëni t’iu rikujtoj se përpara një jave numri një i Kremlinit, shprehu: “Ne synojmë krijimin e një lloj koalicioni ndërkombëtar, më qëllimin e luftimit të terrorit dhe ekstremizmit”.
4. “Në ditët e sotme, qeveritë e shteteve të fuqishëm perëndimorë, janë të mendimit se alternativa e zëvendësimit të regjimit sirian të Beshar Esedit ështëEl-Kaideja (Al-Kaeda-Rendi) dhe ISIS-i, ndërsa janë shtuar radhët e anaslistëve politikë, të cilët aludojnë se tregtia e armëve të shtetit rus dhe orvatjet për nryshimin e regjimitsirian, mund të çojnë në lulëzimin e mëtejshëm të organizatave terroriste”.
“Shteti rus i përdori këto kushte në dobi të tij duke ndërtuar një këto strategji të dyfishtë. Shteti rus në njërën anë krijoi hapësirën e duhur, për zhvillimin e bisedimeve qeveri-opozitë siriane, ndërsa në anën tjetër shtoi praninë e tij ushtarake, në shtetin sirian me synimin e fuqizimit të pozitës së presidentit sirian Beshar Esedit”.
“MANOVRAT DHE ZHVILLIMET E REJA RUSE TË CILAT HABITËN SAUDITËT”
“Shteti rus duke kryer këto manovra të zgjuara politike dhe ushtarake, nuk ngurroi që të zhvillonte bisedime as me opozitarët sirianë dhe as me mbështetësit e kryengritësve sirianë, të cilat janë shteti turk dhe Mbretëria e Arabisë Saudite.Marrëdhëniet diplomatike mes shteteve amerikane dhe ruse, u tensionuan shumë pas Marrëveshjes së Programit Bërthamor Iranian. Pas kësaj shteti rus, nisi orvatjet për gjetjen e aleatëve të rinj, duke arritur që të fusë në sferën e ndikimit të tij Mbretërinë e Arabisë Saudite. Fillimisht numri një i diplomacisë ruse Vladimir Putin, këtë qershor zhvilloi një takim të rëndësishëm, me princin e dytë të kurorës saudite Muhammed Ibn Selmanin në qytetin rus të Shën Pjetërburgut, ku i sqaroi rëndësinë e bashkëpunimin ushtarak kundër terrorit në shtetin sirian. Pas këtij takimi të rëndësishëm, kreu i Kremlinit ftoi mbretin saudit Selman për një takim të pasues në kryeqytetin rus të Moskës. Më pas ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, i shpjegoi në mënyrë të hollësishme homologut të tij saudit Adil Xhubejrit, rolin kyç që luan shteti rus në konfliktin sirian, në një takim vijues sërish në kryeqytetin rus. Pas këtyre takimeve presidenti rus ftoi delegacionin sirian, nën udhëheqjen e ministrit të jashtëm sirian Uelid Mualimit, për të ndarë me ta zhvillimet e fundit me udhëheqësit sauditë”.
“Gjatë muajit korrik kur isha në kryeqytetin sirian të Damaskut, një burim i afërt me regjimin Ali Memluku (Kryetari i Byrosë së Sigurisë Kombëtare Siriane) zhvilloi një takim me udhëheqësit sauditë në kryeqytetin saudit të Rijadit. Mes të tjerash kur më citoi se, sauditët sheikët e kamur sauditë mund ta lënë në baltë shtetin turk, sepse po ndodhin shumë zhvillime interesante kohërave të fundit, iu përgjigja se po thurte një komplot të tepruar. Me urdhër të numrit një të diplomacisë ruse, ruajtësi më i madh i sekreteve të regjimit sirian Ali Memluku, u dërgua nga kryeqyteti sirian i Damaskut në kryeqytetin saudit të Rijadit me avionin e veçantë të dërguar pikërisht nga Vladimir Putin. Nëkëtë takim morën pjesë, Ali Memluku (Kryetari i Byrosë së Sigurisë Kombëtare Siriane), zëvendëskryetari i Shërbimit të Fshehtë Rus (F.S.B.-së), princi i dytë i kurorës saudite Muhammed Ibn Selmani dhe kryetari i shërbimit të fshehtë saudit Salih Humejdani”.
“Sipas disa të dhënave të mësuara, nga shtypi libanez dhe amerikan arrijmë në përfundimin se, mesazhi i sauditëve ishte:“Ne jemi të gatshëm që të ndërpresim mbështetjen tonë, ndaj gupeve të armatosura nëse shteti sirian i ndërpret marrëdhëniet politke dhe ushtarake me Republikën Islame Iraniane dhe me Lëvizjen e Hizbullahut Sirian”.Ky mesazh nënkuptonte se, në të ardhmen e shtetit sirian, nuk ka vend për presidentin e saj Beshar Esedin. Pas këtij takimi, numri një i shërbimit të fshehtë sirian (Muhaberatit) vizitoi kryeqytetin egjiptian të Kajros, ku u takua me presidentin egjiptian Abdulfettah Sisin. Sipas disa aludimeve, gjatë takimit këta dy udhëheqës kishin biseduar, mbi çështjen e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy shteteve. Më 20 gusht të këtij viti, ministri i jashtëm sirian Uelid Mualimi, zhvilloi një takim në kryeqytetin sirian të Damaskut me një delegacion gazetarësh egjiptianësh, ndërsa më 25 gusht të këtij viti presidenti sirian Beshar Esedi në kryeqytetin egjiptian të Kajros, përshëndeti presidentin egjiptian Abdulfettah Sisin duke shprehur: “Abdulfettah Sisi i ka mbajtur gjithmonë hapur, mundësitë e komunikimit me shtetin sirian”. Por takimi më i rëndësishëm ishte ai i 27 gushtit të këtij viti, ku në kryeqytetin rus të Moskës, dy presidentët rus dhe egjiptian biseduan mbisynimin e krijimit të një lloj koalicioni ndërkombëtar, më qëllimin e luftimit të terrorit dhe ekstremizmit.Të bie në sy fakti se sauditët, të cilët ishin mbështetësit e presidentit egjiptian Abdulfettah Sisit, në vitin 2013 nuk reaguan fare mbi këtë takim”.
“SHTIMI I PRANISË USHTARAKE RUSE DHE MUNDËSITË E KUFIZUARA POLITIKE DHE USHTARAKE TË SH.B.A.-SË”
“Pohojmë se është një dukuri e vështirë, përcaktimi i nëse bisedmiet saudito-ruse kanë lejuar bashkëpunimin mes tyre, ose nëse ushtria saudite ia del mbanë, që të fitojë luftën e nisur në shtetin jemenas, atëherë kjo e fundit do t’i fryjë sërish zjarrit të luftës në shtetin sirian. Por ajo që të tërë ne e dimë shumë mirë është fakti se, anijet ruse kanë shtuar ndjeshëm dërgesat e armëve, në shtetin sirianduke zbarkuar kështu në rajonin e Lindjes së Mesme”.
“Citojmë se bashkëpunimi turko-saudit, i cili u krijua me synimin e fryrjes së zjarrit të luftës në shtetin sirian, është ftohur tepër që nga muaji mars i këtij viti, kur shteti sirian rifitoi kontrollin mbi prefekturat e tij të Idlibit dhe të Xhisr Shugurit. Faktorët që ndikuan nëkëtë ftohje, ishin se shteti turk u mbyll brenda kufinjve të tij administrativë, pas humbjes së Partisë AKP (Partia Për Drejtësi Dhe Rimëkëmbje) të shumicës absolute në parlamentin turk, në zgjedhjet e mbajtura në muajin qershor. Për sa i përket Mbretërisë së Arabisë Saudite themi se kjo e fundit, u u zhyt në moçalin e luftës së nisur në shtetin jemenas duke dështuar. në fitimin e kësaj lufte. Shumëanalistë politikë mendojnë se,nëse sauditët do të nisnin luftën jemenase, përpara se të shpërthente konflikti sirian,do të kishin fituar luftën kundër shteti jemenas. Nuk duhet të harrojmë këtu faktin nëse kolalicioni ushtarak saudit, do të kishte korrur fitore kundër kryengritësve huthinj në shtetin jemenas, atëherë do të kishte armatosur dhe opozitën siriane. Sauditët nga tërbimi dhe zemërimi i verbër, që ushqejnë ndaj Republikës Islame Iraniane dhe shtetit sirian, e kanë shndërruar shtetin jemenas në një poligon gjigant qitjesh”.
“Në njërën anë sauditët, të cilët janë financuesit kryesorë të konfliktit sirian, vunë në provë dhe vullnetin e kryeqytetit turk të Ankarasë, e cila premtoi se do të kryente një ndërhyrje ushtarake tokësore në shtetin sirian. Ndërsa në anën tjetër, plani i sauditëve për të pushtuar qytetin sirian të Halibit, nëpërmjet aleancës së armatosur terroriste të quajtur “Ushtria Çlirimtare”, të krijuar nga grupet e armatosura terroriste të “Ahraru’sh-Shamit” (Çlirimtarët e Shamit) dhe “Nusrës” (Ndihmës) dështoi. Kështu pra dështoi edhe plani vijues saudit për t’i fryrë zjarrit të luftës dhe në mesin e të pavendosurve. Tanimë sauditët duhet ta kenë të qartë se, ndërtimi i zonës së sigurisë nga pala turke, është shndërruar në një patinazh mendor”.
“Ja pra tërësia e këtyre shkaqeve, solli zbarkimin e shtetit rus në rajonin e Lindjes së Mesme. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Nëse manovrat e zgjuara ruse do të shkojnë deri ne shah mat?”
“Pikësëpari shteti turk, i cili nuk arriti që t’i bindë as miqtë e tij, mbi ndërtimin e zonës së sigurisë mund t’i lërë të lirë avionët ushtarakë rusë, që të fluturojnë mbi në hapësirën e tij ajrore, duke kryer kështu një frymëmarrje të thellë. Shqetësimi i dërguar nga kryeqyteti turk i Ankarasë, drejt kancelarive perëndimore nuk zotëron as autoritetin dhe as fuqinë e duhur politike, për t’i ndryshuar mendjen kryeqytetit rus të Moskës”.
“Pikësëdyti mundësitëpolitike dhe ushtarake te Sh.B.A.-së janë të kufizuara. Tani përpara shtetit amerikan shtrohen tri mundësi: “Vijimi i fryrjes së zjarrit të luftës në shtetin sirian, ose bërja e një syri të verbër dhe një veshi të shurdhër ndaj këtij konflikti, ose pranimi i bashkëpunimit politik dhe ushtarak me shtetin rus në mënyrë të ndershme, për t’i dhënë fund konfliktit sirian”.
“Për shtetin amerikan, i cili iu shmang përballjes së drejtpërdrejtë me shtetin rus gjatë konfliktit ukrainas, nuk mund të ketë si përparësi përballjen me këtë të fundit mbi konfliktin sirian. Për më tepër Uashingtoni zyrtar, i ka kërkuar me këmbëngulje shteteve bullgare dhe greke, mbylljen e hapësirës së tyre ajore ndaj avionëve ushtarakërusë. Ministri i jashtëm grek Konstantinos Koutras ka kërkuar anulimin e lejeve të fluturimit të avionëve ushtarakë dhe transportues rusë mbi hapësirën ajrore greke, nga datat 1-24 shtator me kërkesë të qeverisë amerikane. Ndërsa shteti bullgar ka ndaluar tërësisht përdorimin e hapësirës së tij ajrore, për avionët ushtarakë dhe transportues rusë. Por deri më tani ky plan i shteti amerikan ka dështuar, sepse shteti rus po i kryen dërgesat e armatimeve në shtetin sirian duke përdorur anijet. Një fakt tjetër interesant është se vetëm gjatë dy muajve të fundit, 39 anije ushtarake rusekanë kaluar në Ngushticën e Bosforit, në qytetin turk të Stambollit”.
“Për më tepër shteti rus, në njërën anë vijon mbështetjen e tij ndaj shtetit sirian, ndërsa në anën tjetër ka riformësuar praninë e tij ushtarake, e cila daton që në vitin 1971 në epokën e ish Bashkimit Sovietik, duke i shtuar kësaj të fundit një strategji të thellë.Duke u nisur nga fakti se, nuk ndodhet asnjë klauzolë ndërkombëtare, e cila ndalon shtetin rus në arenën politike globale, Sh.B.A.-ja dhe aletaët e saj nuk mund të bëjnë asnjë trysni mbi manovrat politike dhe ushtarake ruse. Ndërsa në anën tjetër presidenti rus Vladimir Putin, popërgatitet për të shkuar nëOrganizatën e Kombeve të Bashkuara, me synimin e moslënies së zbrazur të fushës diplomatike. Shumë analistë politikëmendojnë se kreu i Kremlinit, do të sqarojë këto çështje në Këshillin e Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara:
1. “Koalicioni ndërkombëtar ushtarak do të vijojë të dështojë, në luftën e tij kundër esktremizmit dhe terrorit nëse nuk bashkëpunon me regjimin sirian”.
2. “Nëse nuk keni njohuri mbi luftën kundër terrorit dhe nëse nuk keni njohuri politike të mjaftueshme, as nuk mund të zgjidhni krizën siriane dhe as mund të ndaloni valën e krizës së refugjatëve sirianë nëpër botë”.
3. “Ka shumë nënshtetas rusë (adigejë, çeçenë, ingushë, bashkurdë dhe tatarë) të cilët janë të përfshirë në organizatat terroriste si ISIS-i, Nusra, Elkaideja, të cilët përbëjnë rrezik dhe për shtetin rus, prandaj nuk mund të rri duarlidhur dhekëmbëkryq. Kjo është arsyejakryesore se, përse dua t’i bashkangjitem koalicionit ndërkombëtar ushtarak, kundër këtyre organizatave terroriste”.
“Përballë këtyre fakteve bindëse, shteteve të fuqishëm perëndimorë, s’u mbetet zgjidhje tjetër vetëm se t’i pranojnë dhe të mbështesin shtetin rus”.
“Shteti rus duke i shfrytëzuar me zgjuarsi këto manovra politke dhe ushtarake mund t’i detyrojë si Shtetet e Bashkuara të Amerikes ashtu edhe Bashkimin Europian që të bashkëpunojnë me të. Nëse arrin që t’ia dalë mbanë kësaj, atëherë diskutimet dhe debatet mbi qëndrimin ose largimin nga pushteti të presidentit sirian Beshar Esedit pakësohen ndjeshëm ose marrin fund. Kjo do të çonte në përgatitjen e terrenit të duhur politik dhe ushtarak në luftën kundër terrorit. Kur përmenda më lart termin:“Një zgjidhje të ndershme” nënkuptova pikërisht këtë sqarim, përndryshe të tërë rastet e tjera, do të na çojnë drejt fillimit të Luftës së Tretë Botërore. Por të dyjasuperfuqitë globale, e kanë shumë të qartë faktin se sa jetike është shmangia e kesaj lufte, që nga epoka e Luftës së Dytë Botërore!”
Burimi: Radikal