62 militantë të el-Kaides u vranë në Anbar
Të paktën 62 militantë të el –Kaides janë vrarë në përleshje me Forcat e Sigurimit të Irakut të përkrahur edhe nga fiset lokale në krahinën perëndimore të Anbar-it.
Shejh Ahmed Abu Risha, udhëheqës i
lartë i milicisë Sahva, anti - Kaidës , tha se 46 anëtarë të të ashtuquajturës
Shtetit Islam i Irakut dhe grupi Levant u vranë të premten në Ramadi.
Ai tha se 16 të tjerë u vranë në El-
Khalidija, që ndodhët në lindje të kryeqytetit të provincës.
Raporte të mëparshme thanë se forcat
e sigurisë kanë patur nën kontroll shumicën e fushave në Ramadi dhe kishin arritur
të pastrojnë shumë zona afër qytetit të
Falluxhës.
Dy qytete në provincën Anbar kanë
qenë skenë e përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe militantëve të el – Kaida
gjatë ditëve të fundit.
Dhuna shpërtheu të hënën, kur ushtria
largojë një protestë anti-qeveritare në një kamp në Ramadi. Autoritetet thanë
se kampi është përdorur si seli për udhëheqjen e el-Kaiedës.
Por ky veprim shkaktoi tronditje, ku 44 deputetët irakianë njoftuan
dorëheqjen e tyre dhe bëjnë thirrje për tërheqjen e ushtrisë .
Tërheqja hapi rrugën për militantët
e Shtetit islamik të Irakut dhe Shamit.
Populli i Falluxhas dhe Ramadi-t e
kanë ftuar me të shpejt kthimin e ushtrisë në qytetet e trazuara për të
rivendosur rendin dhe të përballet me militantët pro - el – Kaidës.