Universiteti Al-Azhar i Egjipiti përjashton 300 studentë në lidhje me ISIS-in
Universiteti Al-Azhar i Egjiptit ka përjashtuar rreth 300 studentë që kanë qenë anëtar të grupit terrorist ISIS.
Sipas Shafakna, vendimi u mor pas raporteve të dyshuara se këta studentë kanë lidhje me terroristët tekfiristë.
Kjo ishte raportuar edhe më parë se ISIL-li kërkon për të rekrutuar studentë të huaj që studiojnë në Al-Azhar, të Kajros, në Egjipt.
Forcat e sigurisë në Egjipt kanë arrestuar kohët e fundit dy studentë nga Taxhikistani në Al-Azhar, duke i akuzuar se ata po përpiqeshin të bashkohen me terroristët e ISIS-it.
Zyrtarët e Universitetit Al-Azhar në Kajro kanë urdhëruar degët e universitetit në të gjithë Egjiptit, që studentët e huaj të jenë nën mbikqyrje të afërt.
Grupi terrorist ISIL, i cili është kryesisht duke vepruar në Irak dhe Siri, në muajt e fundit ka përhapur aktet e tij të terrorit në një numër të shteteve në Afrikën e Veriut, duke përfshirë Egjiptin.
Në muajin korrik, militantët e lidhur me ISIS-in kanë marrë përgjegjësinë për një bombë vdekjeprurëse në skaj të rrugës për të krijuar paqëndrueshmërin në Gadishullin Sinai të Egjiptit.
Burimi: IQNA News