Muslimanët amerikanë tregojnë historitë e tyre si e përqafuan Islamin
Në një Tubim në Çikago nga e gjithë Amerika e Veriut, muslimanët amerikanë treguan historitë e tyre si u bënë muslimanë në një Sesion të dielën që mblodhi së bashku disa muslimanë për të dëshmuar në lidhje me udhëtimin e tyre në Islam.
Unë u rrita si një katolike dhe unë jam shumë mirënjohëse për atë komunitet, tha Dr. Ingrid Mattson, ish-kryetare e ISNA-s, që ka të bëjë me historinë e saj të konvertimit apo të përqafimit të fesë Islame.
Murgeshat që më mësonin mua kishin një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë sociale dhe aktivizmit shoqëror.
Problemi që kam pasur me Kishën ishte me teologjinë katolike, shtoi ajo.
Dr. Ingrid Mattson vazhdoi për të përshkruar se si miqësia e saj me disa studentë senegalez në Paris e afroi ate në kontakt me Islamin.
Në vitin tim të fundit në Universitet, unë shkova në Paris për të studiuar dhe unë u miqësova me disa senegalezë, vazhdoi dr. Mattson. Për shkak të këtij kontakti fillova të lexoj Kur'anin dhe të lexoi për Islamin.
Për mua ata senegalezë janë shembujt më të mirë të muslimanëve – qoftë nga karakteri i tyre, bujaria e tyre, vuri në dukje ajo. Ky ka qenë një kriter kthese për mua në jetën time.
Panelistët e përshkruan ndjenjën e pasigurisë dhe të vetë-dyshimit që shoqërohet me konvertimin e tyre dhe refuzimin social që të konvertuarit ndonjëherë e përjetojnë nga komuniteti musliman.
Sjelljet e të konvertuarëve ndryshojnëjanë , në të njëjtën kohë, ka thënë panelistja Patricia Anton.
Kjo do të thotë që vjen në një komunitet që është shumë i ndryshëm.
Tubimi apo Kuvendi i ISNA-s vjetor – katër ditor që filloi të premten daton që nga viti 1963, kur Kuvendi i parë i tillë u organizua nga paraardhësit e ISNA-s, Shoqata e Muslimanëve e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë .
Tema e Kuvendit është Tregime Ripërtërise: Forcimi i Rrëfimeve të Muslimanëve Amerikan 'dhe shumë seanca të tjera që tregojnë rrëfimet e heronjve të padëgjuar në Komunitetit Musliman Amerikan.
ISNA është organizata më e madhe e Muslimanëve në Amerikën e Veriut.
Gjatë viteve, Kuvendi Vjetor i ISNA-s është rritur në popullaritet dhe vazhdimisht tërheq turmat muslimane, deri në 40.000 muslimanë të pranishëm çdo vit.
Burimi: On Islam