Studentët muslimanë në Zelandën e Re organizojnë ‘Javën e Vetëdijes Islame’ në kampuset e tyre
Për të larguar stereotipet për besimin e tyre, një grup studentësh muslimanë në Zelandën e Re në universitetin më të vjetër janë duke organizuar në kampuset e tyre ‘Javën e Vetëdijes Islame’, duke i ftuar miqtë dhe kolegët e tyre që të ketë një kuptim më të mirë të Islamit.
Ka keqkuptime në lidhje me të drejtat e grave, barazinë dhe lirinë. Ne duam të ofrojmë një perceptim alternativ: “ Hashmatullah Lafraie, 23 vjeçar, nënkryetar i Shoqatës së Studentëve Muslimanë 'në Universitetin e Otago-s tha të martën, më 8 shtator 2015.
Hashmatullah Lafraie vuri në dukje se edhe pse i tërë Dunedin ishte shumë i përshtatshëm ndaj kulturave të ndryshme, por, me gjithë ate, ende kishte shumë keqkuptime rreth Islamit dhe muslimanëve.
Me pjesëmarrjen e rreth 700 studentëve muslimanë nga 50 shtete të ndryshme, Universiteti i Otago-s u vlerësua për ofrimin e përvoja pozitive.
Nisur të hënën, ngjarja një-javore ka për qëllim për të larguar disa stereotipe rreth besimit, ka thënë zëdhënësja e shoqatës për marrëdhënieve publike, Rinad Tamimi (20 vjeçare).
Ngjarjet përfshijnë një leksion ndërfetarë për paqen, në Teatrin St. David, Kur'an në natën e mërkurë dhe '' takimi me një musliman ' në mbrëmje' të premten në sallën Alhambra Hall.
Inkurajimi i njerëzve nga kultura të ndryshme që të vijnë së bashku në ‘ Javën e Vetëdijes Islame mori lëvdata nga rektori i Universitetit të Otago-s, Greg Hughson.
Kjo është një javë shumë shpirtërore për komunitetin musliman për të ftuar të tjerët që të vijnë dhe të mësojnë më shumë për Islamin, tha ai.
Muslimanët përbëjnë rreth 1.1% nga 4.5 milion të popullsisë së Zelandës së Re, ndërsa të krishterët përfaqësojnë 44% të popullsisë.
Burimi: On Islam