Siria

Raporti i UNCR-së për refugjatët sirian

Mbreti i Arabisë Saudite Selman, kohë më parë,  ka deklaruar se nga fillimi i krizës siriane në vendin e vet ka pranuar 2,5 milion refugjat. Por nga raportet e Kombeve të Bashkuara del se  Arabia Saudite ka pranuar vetëm disa mijëra refugjatë sirian.

Me dhjetëra mijëra refugjat nga Iraku dhe Siria janë drejtuar dyerve të Evropës nga të cilat vijnë zëra nga kryeqytetet evropiane se shtetet e Gjirit Persik(Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet, Bahrejni dhe Omani)nuk kanë treguar interesim të duhur për t’ju ndal në ndihmë refugjatëve arab, duke i strehuar në shtetet e tyre të pasura.

Sipas Agjencisë saudite të lajmeve SPA, mbreti Selman në mbledhjen e qeverisë së tij, i ka përgënjeshtruar këto akuza nga Evropa , duke pohuar se nga viti 2011 kur filloi lufta në Siri i paska strehuar 2,5 milion refugjat sirian. Ndërsa shteteve tjera që kanë pranuar refugjatë i ka dërguar ndihma të ndryshme në ushqim, veshmbathje, etj.

Por sipas raportit të fundit të përgatitur në qershor të këtij viti nga UNHCR-ja, nga lufta e Sirisë që kanë ikur refugjat  në Turqi janë strehuar 1.761.486 refugjatë, në Liban janë vendosur 1.183.327, pas Sirisë Libani është vendi i dytë e cili ka pranuar më së shumti refugjatë, edhe pse Libani i ka katër milion banor, i ka pranuar më shumë se 1 milion, që do të thotë në çdo 4 banor tani është i strehuar edhe nga 1 refugjatë.

Jordania është në vendin e tretë për nga numri i refugjatëve të pranuar me 630.000 refugjatë, pas së cilës vjen Iraku me 250.000 refugjatë dhe pas tij është Egjipti me 134.000 refugjatë.

Sipas këtij raporti të fundit të UNHCR-së të përpiluar në qershor të këtij viti, del se 95% të refugjatëve sirian janë strehuar në këto pesë shtete të lartcekura, ndërsa në shtetet e pasura të Gjirit Persik janë një numër fare i vogël i papërfillshëm i refugjatëve sirian.

Burimi: NTV