Kosova

Opozita paralajmëron protesta të mëdha dhe krijon front të përbashkët

Për herë të parë Kosova krijon një front të përbashkët opozitar i përbërë prej tri partive politike, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë Mustafa dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

 

Që nga themelimi e Qeverisë së re, në parlamentin e Kosovës po ndodhin mospajtime të mëdha nga ana e opozitës të cilët të shumtën e rasteve nuk pajtohen me vendimet e marra nga partia udhëheqëse qeveritare edhe pse sipas rregullës dhe administratës demokratike, çdo  proces zhvillohet  në mënyrë çfarë kërkon rregullorja,  siç janë pra votimet nga delegatët.

 

Tri liderët e partive opozitare, lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën njoftuan të mërkurën se tash e tutje do të veprojnë si një opozitë e bashkuar si  dhe kanë ftuar dhe akterët tjerë të shoqërisë që të kundërshtojnë gjendjen e rënduar në vend.

 

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj njoftuan se nga e premtja do të fillojnë me nënshkrimin e një peticioni nga qytetarët, që në fokus do të ketë kundërshtimin e marrëveshjeve dhe proceseve tjera negative në vend.

 

Për herë të parë Kosova krijon një front të përbashkët opozitar i përbërë prej tri partive politike, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë Mustafa dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Opozita nuk e bëri të ditur datën e  protestës, mirëpo, thonë se janë të angazhuar në të gjitha komunat e Kosovës për mobilizim të qytetarëve.

Tash e tutje fronti opozitar do të veproj i bashkuar si në kuvend ashtu edhe jashtë Kuvendit.