Cilët Po Kontrollojnë Trojet Siriane?”
“Sipas të përditshmes turke “Yakın Doğu Haber” (Lajmi i Lindjes i Afërt) në ditët e sotme plot pas pesë viteve të konfliktit të përgjakshëm sirian dhe si rrjedhojë e pushtimit të disa zonave nga grupet e armatosura terroriste, shteti sirian ka arritur të kontrollojë dhe të qeverisë të tërë prefekturat siriane, përveç prefekturave siriane të Rakkës dhe tëIdlibit”.
“Ndërsa në njërën anë, flitet për skenarë të ndryshëm të ndarjes në kantone të trojeve siriane, sepse grupet e armatosura terroriste kanë marë kontrollin e shumë qarqeve, qyteteve dhe fshatrave, ndërsa në anën tjetër duhet të pranojmë faktin se, sipas të dhënave më të reja të mbledhura drejtpërdrejtë në terren arrijmë në përfundimin se, është pikërisht shteti sirian, ai i cili ka arritur të kontrollojë dhe të qeverisë shumicën dërrmuese të prefekturave, qarqeve, qyteteve, fshatrave, natyrisht edhe të popullsisë siriane që jeton në këta vendbanime”.
“Sipas të dhënave të mbledhura të përditshmes turke “Yakın Doğu Haber” (Lajmi i Lindjes i Afërt)qeverisja e prefekturave siriane është si vijon:
“Shteti sirian kontrollon 85 %të prefekturës siriane të Hasekisë”
“Prefektura siriane e Hasekisë, shtrihet në anën verilindore të shtetit sirian, në anën veriore kufizohet me shtetin turk dhe në anën lindore kufizohet me shtetin irakian. Forcat vendore kurde, kontrollojnë pjesët veriore të kësaj prefekture, ndërsaforcat vendore kurde dhe Ushtria Shtetërore Siriane kontrollojnë qytetin kufitar sirian tëKamëshlisë”.
“Pas zmbrapjes së ISIS-it (Shtetit Islam të Irakut dhe të Sirisë) brenda dy muajve të shkuar dhe pas zmbrapjes së grupeve të armatosura terroriste, nga forcat vendore kurde, Ushtrisë Shtetërore Siriane dhe Trupave të Mbrojtjes Kombëtare, tanimë shteti sirian kotrollon 85 % të prefekturës siriane të Hasekisë”.
“ISIS-i kontrollon pjesët jugore, jugperëndimore dhe juglindore, të cilat janë kryesisht troje shkretinore”.
“ISIS-i kontrollon tërësisht prefekturën siriane të Rakkës”
“Prefektura siriane e Rakkës, shtrihet në anën perëndimore të prefekturës siriane të Hasekisë, në anën verilindore kufizohet me shtetin turk. Forcat vendore kurde, kontrollojnë qytetin kufitar të Tel Ebjedit. ISIS-i kontrollon pjesët qendrore dhe pjesët jugore të cilat janë shkretinore”.
“Shteti sirian bashkë me shumë grupe, kontrollojnë prefekturën siriane të Halibit”.
“Prefektura siriane e Halibit, shtrihet në anën veriperëndimore të shtetit sirian, në anën perëndimore të prefekturës siriane të Rakkës dhe në anën veriore kufizohet me shtetin turk. Para nisjes së konfliktit sirian, Halibi cilësohej si kryeqyteti i ekonomisë dhe i tregtisë së shtetit sirian. Ky i fundit falë vendndodhjes së tij jetike, mes Detit të Mesdheut dhe Lumit të Eufratit zotëron një rëndësi strategjike. Forcat vendore kurde, kontrollojnë pjesën verilindore të prefekturës së Halibit, qytetin kufitar të Kobanit (Ajnu’l-Arabit) dhe qytetin kufitar të Afrinit, i cili ndodhet në pjesën veriperëndimore të kësaj prefekture”.
“ISIS-i kontrollon pjesët veriore, qendrore dhe disa rajone në pjesën lindore të prefekturës së Halibit. Ndonëse shteti sirian ende kontrollon Aeroportin e Kuejrisit, ky i fundit është i rrethuar nga të tëra anët nga grupet e armatosura terroriste”.
“Në muajin e shkuar, nga dyluftimet e rënda mes grupeve terroriste të ISIS-it dhe të Nusrës (Ndihmës) me grupet e tjera të armatosura terroriste, në pjesët veriore të prefekturës së Halibit, shumë njerëz humbën jetën”.
“NdonëseNusra, Ushtria e Lirë Siriane dhe grupet e tjera të armatosura terroriste kotrollojnë pjesët veriore, veriperëndimore, qendrore dhe jugore të prefekturës siriane të Halibit, Ushtria Shtetërore Siriane dhe Trupat e Mbrojtjes Kombëtare kontrollojnë pjesën me të madhe të prefekturës siriane të Halibit”.
“Nusra, Ushtria e Lirë Siriane dhe grupet e tjera të armatosura terroriste, kanë rrethuar nga të tëra anët qytezat siriane të Nubbulit dhe Zehrasë, të cilat janë në vartësi të prefekturës siriane të Halibit”.
“Grupet e armatosura terroriste kanë pushtuar 99 % të prefekturës siriane të Idlibit”
“Prefektura siriane e Idlibit, shtrihet në anën jugperëndimore të prefekturës sirane të Halibit, në anën lindore të prefekturës siriane të Hamës, në anën veriore të prefekturës siriane të Ladhkijes dhe në anën lindore kufizohet me shtetin turk”.
“Aleanca e armatosur terroriste e quajtur “Ushtria Çlirimtare”, e krijuar nga grupet e armatosura terroriste të “Ahraru’sh-Shamit” (Çlirimtarët e Shamit) dhe “Nusrës” (Ndihmës) kanë pushtuar 99 % të prefekturës siriane të Idlibit”.
“Aleanca e armatosur terroriste e quajtur “Ushtria Çlirimtare”, e krijuar nga grupet e armatosura terroriste të “Ahraru’sh-Shamit” (Çlirimtarët e Shamit) dhe “Nusrës” (Ndihmës) kanë rrethuar nga të tëra anët qytezat siriane të Fuas dhe Keferjas, të cilat shtrihen në anën verilindore të prefekturës siriane të Idlibit”.
“Në javën e shkuar aleanca e armatosur terroriste “Ushtria Çlirimtare” mori kontrollin e Aeroportit të “Ebu Dhuhurit”, i cili ndodhet në anën perëndimore të prefekturës siriane të Idlibit dhe kufizohet me prefekturën siriane të Halibit”.
“Shteti sirian kontrollon 95 % të prefekturës siriane të Ladhkijes”
“Prefektura siriane e Ladhkijes, shtrihet në anën perëndimore të prefekturës sirane të Hamës, në anën juglindore të prefekturës siriane të Idlibit, në anën veriore të prefekturës siriane të Tartusit, në anën lindore kufizohet me Detin Mesdhe dhe në anën veriore kufizohet me shtetin turk”.
“Shteti sirian, Ushtria Shtetërore Siriane dhe Trupat e Mbrojtjes Popullore, kontrollojnë 95 % të prefekturës siriane të Ladhkijes dhe vetëm një rajon i vogël në pjesën verilindore, është nën kontrollin e grupeve të armatosura terroriste”.
“Shteti sirian kontrollon 100 % të prefekturës siriane të Tartusit”
“Prefektura siriane e Tartusit, shtrihet në anën lindore të prefekturave siriane të Hamës dhe Himsit, në anën veriore të prefekturës siriane të Ladhkijes, në anën lindore kufizohet me Detin Mesdhe dhe në anën jugore kufizohet me shtetin libanez. Shteti sirian kontrollon 100 % të prefekturës siriane të Tartusit. Në këtë prefekturë, nuk ndodhet asnjë grupi i armatosur terrorist”.
“Shteti sirian kontrollon 90 % të prefekturës siriane të Hamës”
“Prefektura siriane e Hamës, shtrihet në anën jugore të prefekturave siriane të Halibit dhe Idlibit, në anën veriore të prefekturës siriane të Himsit dhe në anën lindore të prefekturave siriane të Ladhkijes dhe Tartusit. Shteti sirian kontrollon 90 % të prefekturës siriane të Hamës. Grupet e armatosura terroriste kontrollojnë pjesët veriore dhe jugore të prefekturës siriane të Hamës, ndërsa ISIS-i kontrollon disa rajone në pjesën lindore të prefekturës siriane të Hamës”.
“Shteti sirian kontrollon 90 % të prefekturës siriane të Himsit”
“Prefektura siriane e Himsit, shtrihet në anën lindore të prefekturës siriane të Diru’z-Zurit, në anën verilindore të prefekturës siriane të Rakkës, në anën veriore të prefekturës siriane të Hamës, në anën jugore të prefekturës siriane të Damaskut, në anën perëndimore të prefekturës siriane të Tartusitdhe në anën perëndimore kufizohet me shtetin libanez”.
“Shteti sirian kontrollon 90 % të prefekturës siriane të Himsit. Grupet e armatosura terroriste kontrollojnë pjesët veriore dhe jugore të prefekturës siriane të Himsit, ndërsa ISIS-i kontrollon disa rajone në pjesën juglindore të prefekturës siriane të Himsit, duke përfshirë këtu dhe qytetin historik sirian të Tedmurit (Palmirës)”.
“Shteti sirian kontrollon vetëm qendrën e prefekturës siriane të Diru’z-Zurit”
“Prefektura siriane e Diru’z-Zurit, shtrihet në anën veriore të prefekturës siriane të Hasekisë, në anën veriperëndmiore të prefekturës siriane të Rakkës dhe në anën lindore kufizohet me shtetin irakian”.
“Prefektura siriane e Diru’z-Zurit, laget mespërmes nga ujërat e Lumit të Eufratit dhe përbëhet nga rajonet shkretinore të Diru’z-Zurit, Mejadinit dhe Bukemalit”.
“Para nisjes së konfliktit sirian, Diru’z-Zuri cilësohej si kryeqyteti i naftës së shtetit sirian, ndërsa në ditët e sotme një pjesë e madhe tij gjendet nën kontrollin e ISIS-it. Ky i fundit duke shitur naftën siriane të qytetit të Diru’z-Zurit, siguron pjesën më të madhe të të ardhurave të tij”.
“Ushtria Shtetërore Siriane, kontrollon qendrën e qytetit dhe aeroportin e qytetit sirian të Diru’z-Zurit, ndërsa ISISi-i, kontrollon rajonet që lagen nga Lumi i Eufratit dhe pikën hyrëse kufitare të Bukemalit”.
“Shteti sirian kontrollon 95 % të prefekturës siriane të Damaskut”
“Prefektura siriane e Damaskut, shtrihet në anën jugore të prefekturës siriane të Himsit, në anën lindore të prefekturës siriane të Diru’z-Zurit, në anën veriore të prefekturave siriane të Suejdasë, Dirijes dhe Kunejtrës dhe në anën perëndimore kufizohet me shtetin libanez”.
“Shteti sirian kontrollon 95 % të prefekturës siriane të Damaskut, ndërsa grupet e armatosura terroriste kontrollojnë rajonin e Gutës Lindore dhe disa rajone të tjera në pjesën lindore dhe jugore të prefekturës siriane ë Damaskut”.
“Ushtria Shtetërore Siriane duke bashkëpunuar ngushtë me Lëvizjen e Hizbullahut Sirian, pas dy muaj dyluftimesh të përgjakshme kundër grupeve të armatosura terroriste, ka arritur që të neutralizojë shumicën e këtyre të fundit, në pikën kufitare të Zebedanit, e cila kufizohet me shtetin libanez”.
“Shteti sirian kontrollon 95 % të prefekturës siriane të Suejdasë”
“Prefektura siriane e Suejdasë, shtrihet në anën lindore të prefekturës siriane të Dirijes, në anën verilindore të prefekturës siriane të Damaskut dhe në anën jugore kufizohet me shtetin jordanez”.
“Shteti sirian kontrollon 95 % të prefekturës siriane të Suejdasë, ndërsa muslimanët durzitë përbëjnë shumicën e popullsisë së kësaj prefekture. Grupet e armatosura terroriste, kontrollojnë disa rajone në pjesën lindore të kufinjve ndarës me prefekturën siriane të Dirijes, ndërsa ISIS-i, kontrollon një rajon të vogël në pjesën veriore të kësaj prefekture”.
“Shteti sirian kontrollon 50 % të prefekturës siriane të Dirijes”
“Prefektura siriane e Dirijes, shtrihet në anën lindore të prefekturës siriane të Kunejtras, në anën jugore të prefekturës siriane të Damaskut, në anën perëndimore të prefekturës siriane të Suejdasë dhe në anën jugore kufizohet me shtetin jordanez”.
“Shteti sirian kontrollon 50 % të prefekturës siriane të Dirijes, ndërsa Nusra dhe grupet e tjera të armatosura terroriste të stërvitura nga Sh.B.A.-ja, kontrollojnë rajonet në pjesët perëndimore, veriperëndimore, lindore, verilindiore, juglindore dhe jugperëndimore. ISIS-i kontrollon rajonin jugperëndimor të Kodrave të Xheuelanit”.
“Shteti izraelit kontrollon 80 % të prefekturës siriane të Kunejtras”
“Prefektura siriane e Kunejtras, shtrihet në anën jugore të prefekturës siriane të Damaskut, në anën lindore të prefekturës siriane të Dirijes, në anën perëndimore kufizohet me shtetin izraelit dhe në anën jugore kufizohet me shtetin jordanez. Prefektura siriane e Kunejtras është prefektura më e vogël siriane”.
“Shteti izraelit, kontrollon 80 % të prefekturës siriane të Kunejtras, ndërsa shteti sirian kontrollon vetëm një rrip të vogël toke, të prefektuës siriane të Kunejtras (20 %). Ushtria Shtetërore Siriane kontrollon vetëm qendrën e prefekturës, ndërsa ushtria izraelite, kontrollon rajonin jugor të Kodrave të Xheulanit, në të cilat ndodhen bazat mjekësore dhe ushtarake izraelite”.
Burimi: Yakın Doğu Haber