Suudi Arabie

Mbreti i Arabisë Saudite fajëson Binladin Grup për vinçin e rrëzuar në Mekë

Mbreti i Arabisë Saudite Selman  ka fajësuar BINLADIN Grup për vinçin e rrëzuar në qytetin e shenjtë të Mekës që mori jetën e mbi 100 haxhinjve.

Mbreti Selman ka pezulluar firmën Binladin Grup për pjesëmarrje në kontrata të reja dhe urdhëroi ministrinë e financave për të shqyrtuar kontratat aktuale të firmës. Sipas vendimit, njoftoi në një deklaratë gjykata mbretërore të martën, drejtuesit e lartë të grupit dhe anëtarët e bordit janë ndaluar nga udhëtimi në vendet e huaja derisa hetimi të kryehet plotësisht  dhe të gjitha rastet ligjore të shqyrtohen dhe të merren vendimet.

Firma ishte pjesërisht përgjegjëse për tragjedinë që ndodhi gjatë një stuhije të fuqishme e shoqëruar nga erërat e forta, thotë një raport nga komiteti i cili që po e heton aksidentin.

Pozita e vinçit ishte në kundërshtim me udhëzimet e përdorimit të përgatitura nga prodhuesi, citohet të ketë thënë  Agjencia  the Saudi Press Agency, sipas Komisionit Saudit.

Mbreti Selman gjithashtu urdhëroi pagesën prej  $ 267,000 dollar për anëtarët e afërm të familjeve të të vdekurve, secilit prej të vdekurve dhe rreth gjysmën e shumës për njerëzit e plagosur, njoftoi  Press TV.

Vinçi ra në Xhaminë e Shenjtë, në Qytetin e Shenjtë, në Mekë, të xhumanë ku u mbytën afër 110 vetë dhe u plagosën rreth më shumë se 400 vetë. Sipas  shifrave të publikuara nga Organizata e Haxhit e Iranit, 11 haxhinj iranianë janë ndër të vdekurit dhe 32 haxhinj iranianë janë të plagosur.

Të dielën, Kryetari i Kuvendit  të Iranit (Mexhlisi), Ali Larixhani, ka fajësuar Rijadin për neglizhencën e tij, duke deklaruar se qeveria saudite ka dështuar për të marrë masat e duhura për të ruajtur jetën e haxhinjve.

Kompania është e drejtuar nga familja Bin Laden, e cila ka lidhje të ngushta me familjen mbretërore në pushtet në Arabisë Saudite. E njohur si kompania e dytë më e madhe e ndërtimit në botë pas firmës franceze Vinci Construction, me qendër në Xhiddeh, u themelua në vitin 1931 nga Shejh  Muhammed bin Laden, babai i liderit të vrarë të al-Kaidës, Osama bin Laden.  Në vitet 1990-ta , Osama bin Laden u mohua nga familja.

Sipas faqes të internetit të Binladin Group të Saudisë, ai ka punuar në projekte të shumta të rëndësishme në Mbretërinë Saudite, duke përfshirë Kullën el-Faisaliah në Rijadin Qendror, Qarkun Financiar Mbretit Abdullah,  disa universitete dhe Aeroportin Ndërkombëtar ‘Mbreti Abdul Aziz’ në Xhiddeh të Arabisë Saudite. 

Burimi: IQNA News