Kosova

Në Kosovë ligji nuk vlenë për të gjithë “Shamia në shkollat fillore”

Pyetemi,  Prizreni dhe Prishtina a janë dy qytete brenda Kosovës, pse duhet të jetë kjo padrejtësi, a nuk duhet të jenë ligjet e Kushtetutës së Kosovës të vlefshme dhe të njëjta për të gjithë?

Tani më është e njohur se Prizreni është njëri ndër qytetet që kultivojnë  fenë Islame tradicionale dhe se qytetarët në këtë qytet trajtohen më mirë dhe më me tolerantë fetare.

Ndërsa e kundërta e kësaj në Prishtinë pa marrë parasysh ligjeve të Kushtetutës së Kosovës, tek muslimanët që dëshirojnë të praktikojnë fenë, ka një dozë padrejtësie por jo nga ligjet  e Kushtetutës, por nga individët që kryesojnë institutet shkollore të arsimit fillor. Prandaj këto ligje nuk respektohen përpos rastit në Prizren dhe në qytezën e  Mamushës, por i keqtrajtojnë duke u munduar të jenë lojal ligjit Kushtetues të Kosovës , por jo sipas ligjeve ekzistuese por sipas  udhëzimeve administrative të cilat i krijojnë  vetë, varësisht prej rrethanave dhe mundësive që kanë për të sunduar në atë institucion shkollor.  

Në Prizren vajzat e mbuluara nëpër shkollat fillore dhe të mesme vijojnë mësimet pa pik problemi, ndërsa në Prishtinë bëhet bujë e madhe, ndalojnë në hyrje në derë të shkollës, kërcënojnë, thërrasin këshillin e prindërve e shumë e shumë gjëra tjera të pahijshme.

Pyetemi,  Prizreni dhe Prishtina a janë dy qytete brenda Kosovës, pse duhet të jetë kjo padrejtësi, a nuk duhet të jenë ligjet të vlefshme dhe të njëjta për të gjithë?

Në Prishtinë parlamentarët janë të zënë me “Zajednicën” e me shumë problem tjera, ndërsa muslimanët besimtarë për fate të mire po e shfrytëzojnë këtë hapësirë. Në  shkollat e Prishtinës, në të mesmen e ulët edhe në atë të lartë, ka vajza të mbuluara të cilat ndjekin mësime. Komuna e Prishtinës është në dijeni, por çështjen e ka kaluar te Ministria e Arsimit, e kjo e fundit nuk flet për këtë temë.

Përderisa Ligji për arsim detyron secilin të shkollohet, Kushtetua e Kosovës fillimisht e cek se Kosova është shtet laik dhe në të thuhet se secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm, sipas Kushtetutës, rregullohet me Ligj dhe financohet nga fondet publike. Por, ekziston një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.

Drejtoresh Arbërie Nagavci dhe drejtor i shkollës Elena Gjika, janë të njoftuar me këtë dukuri, i kanë njoftuar edhe ministrinë e Arsimit, vajzat me mbulesë vijojnë mësimet, janë socializuar bukur mirë me shokët, ndërsa Komuna po kërkon qare.

Shqetësimet e drejtoreshës Arbërie janë sip shprehet ajo :  “Që një vit u kemi kërkuar që të na e qartësojnë këtë temë që është shumë e ndjeshme. Nuk kemi marr ende përgjigje, jemi në dije që janë disa vajza por nuk bënë të marrim vendim të ngutshëm”,

Gjithashtu edhe drejtori Vitia thotë. “Po vajza është në këtë shkollë, nuk dimë si të veprojmë sepse Ligji dhe disa udhëzime janë në konflikt mes vete , por ne e kemi informuar  Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, pranojnë se janë të njoftuar për disa raste të vajzave të mbuluara. Edhe vet Komuna po kërkon ‘qare’.

Ndërsa ministria e Arsimit është është në dilemë të madhe, ngase çdo vit dalin problem rreth shamisë ndërsa nga ana tjetër arsimimi fillor është i detyrueshëm për të gjitha moshat nga 6 deri në 15 vjeç. Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe  sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga buxheti i Kosovës.

Nga ana tjetër  Ministria e Arsimit ka rreth një javë që ata kanë thënë se do merren me këtë çështje por nuk flasin asgjë nuk japin asnjë përgjigje.