Kulturë

Themelohet Instituti Kur'anor për femrat në Irak

Një institut i specializuar Kur'anor  i quejtur Al-Keuther do të themelohet për femrat në Irak.

Sipas kujdestarisë të Xhamisë së Imam Aliut, Anvar Al-Husnavi, përgjegjës për seksionit e femrave të Qendrës së Kur’anit, tha se instituti i ri do të themelohet nën mbikëqyrjen e Nazar Hablulmatin , kujdestari i Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut.

Kurse për mësimin përmendësh të Kur'anit, për këndimin e Kur’anit dhe parimet Islame do të jenë ndër programet e institutit arsimor, shtoi ai.

Al-Husnawi tha se objektivi kryesor i institutit është të shpërndajë konceptet dhe mësimet Kur'anore në mesin e grave të shoqërisë dhe për të ndihmuar ata të përvetësojnë më shumë të njohur rreth parimeve fetare.

Anvar Al-Husnavi shtoi se vajzat dhe gratë e moshës 13 deri në 35 mund të përfitojnë nga programet e institutit.

 - Aktivitetet Kur'anore janë rritur ndjeshëm në Irak që nga rënia e regjimit të ish-diktatorit Sadam Husseinit.  

Burimi: IQNA News