Çifti i verbër në Indonezi filloi të shkruajë Kur’anin me alfabetin Braj
Një çift i verbër në provincën e ujdhesës Java Lindore, në Indonezi, kanë nisur një projekt për të shkruar tërë Kur’anin në Alfabetin Braj.
Sipas gazetes së përditshme el-Misrija, qëllimi i përbashkët është të publikojnë punën e tyre pas përfundimit që të ndihmojnë të verbërit për të lexuar Librin e Shenjtë, Kur’anin, me lehtësi.
Anik Adavarti, gruaja, thotë se ajo i shkruan ajetet e Kur’anit dhe burri i saj e bën redakturën.
Ajo thotë se Shoqëria Islamike e të Verbërve në Javën Lindore, në Indonezi, ku ajo mësoi leximin e Kur’anit, i ka dhuruar asaj një stilolaps të veçantë për të shkruar në Alfabetin Braj.
Alfabeti Braj është një sistem shkrimi i cili mundëson të verbërit për të lexuar dhe shkruar përmes të prekurit, kontaktit.
Shënim:
Alfabeti Braj është themeluar nga pedagogut francez Louis Braille (1809-1852), i cili ishte i verbër dhe u bë një mësues i të verbërve.
Ky alfabet u përdor për herë të parë në vitin 1829, kurse libri i parë me këtë alfabet është botuar në vitin 1837.
Aktualisht alfabeti në reliev i modifikuar dhe i përshtatur sipas veçorive të gjuhëve të ndryshme është pranuar në të gjithë botën. Për formimin e shkronjave Louis Braille përdori sistemin gjashtë pikash. Ky sistem shkrim-leximi lehtëson shumë të verbërit për të mësuar dhe për të komunikuar.
Burimi: IQNA News