Gara Kur’anore për mësimin përmendësh të Kur’anorit në Francë
Gara Kur’anore për mësimin përmendësh të Kur'anit u organizua në Alsace, në Francën lindore.
Garat u mbajtën në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Mësimit Përmendësh të Kur’anit të Shenjtë nën mbikqyrjen e Shoqatës Muslimanëve të Alsace, në Francën lindore.
75 vajza dhe djemë të rajonit konkuruan në mësimin përmendësh të Kur'anit, dhe mësimin përmendësh të 15, 5, 3 dhe 2 xhuzave (pjesë të Kur’anit) dhe një xhuz të Kur'anit.
Juria e Garave Kur’anore përbëhej nga katër ekspertë të Kur'anit.
Pjesëmarrësit me rezultate më të mira të u shpërblyen në një ceremoni, ku ishte i pranishëm Mustafa Al-Kudat, drejtor i Zyrës Arsimore të Shpëtimit Francez dhe Organizatës Bamirëse, Shejh Rabi 'el-Misri, hatib, predikues gjerman, Muhammed el-Harbi, përfaqësues i Shoqatës Botërore të Xhamive në Rijad , përfaqësues i Organizatës Kur'anore dhe disa nga dijetarët, imamët e xhamive dhe ekspertë Kur'anor të Francës.
Rëndësia e mbajtjes së garave të tilla Kur'anore bëhët me qëllim për të inkurajuar të rinjtë për të mësuar përmendësh ajetet e Kur’anit, Librit Hyjnor, u theksua në ceremoni.
Disa fëmijë, hafizë të Kur'anit, nga rajoni, gjithashtu kënduan ajete nga Kur’ani i Shenjtë në këtë ceremoni.
Franca është vendi ku jetojnë shumë muslimanë, një prej popullatave më të mëdha muslimane në Evropë. Është vlerësuar se rreth 6 milion muslimanë jetojnë në Francë.
Burimi: IQNA News