Suudi Arabie

Xhamia e Madhe në Mekë gati me katin e katërt për haxh

Janë përgatitjet e fundit për pranimin e miliona haxhinjve nga e gjithë bota, kurse zyrtarët sauditë në Mekë kanë njoftuar se kati i katërt apo mataf-i  zona rreth Qabes, do të jetë gati para Haxhit në shtatorin e ardhshëm.

Ne kemi rritur kapacitetin e mataf-it në Mesxhid el-Haram, tha Sultan Al-Kurashi, menaxher  i projekteve në Presidencën e Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, në Meke dhe Medine.

Ishte faza e tretë e projektit Zgjerimi. Haxhinjt në këtë sezon të Haxhxhit do të ketë katër kate për të bërë tavaf Qaben, shtoi Al-Kurashi.

Sipas zyrtarit saudit, Xhamia e Madhe në Mekë do të ketë katër kate deri në fillim të shtatorit.

Aktualisht, ndërtimi i katit të tretë ka përfunduar, me një sipërfaqe totale prej 76.000  metra katrorë.

Ai shtoi se po përfundon  edhe kati i katërt. 

Me zgjerimet e reja, Xhamia e Madhe, Qabeja, ka kapacitet për të akomoduar rreth 114,000 haxhinj në çdo orë.

E gjithë puna ndërtimore në Xhaminë e Madhe (Mesxhid el-Haram)  do të ndalet më 9 shtator 2015 për të lejuar haxhinjt për të hyrë në xhami dhe të kryejnë ritualet në qetësi. Puna do të rifillojë më 14 tetor2015,  për të ndërtuar tri hyrjet kryesore , tha Sulltan Al-Kurashi.

Gjatë disa viteve të fundit, qeveria e Arabisë Saudite ka realizuar disa projekte me qëllim për të zhvilluar dhe zgjeruar Mekën që të ketë më shumë haxhinjë.

Burimi: On İslam