Gazetari saudit përgëzon Mexhid Mexhidin për filmin Muhammedi ( a.s.)
Një gazetar i shquar saudit vlerësoi filmin e regjisorit Iranian, Mexhid Mexhidi Muhammedi: I Dërguari i Allahut.
Davud el-Sharjan në një artikull të botuar në gazetën el-Hajat shkruante se filmi paraqet Islamin në një mënyrë të bukur që predikuesit dhe librat nuk janë të aftë për ta bërë.
Ai hodhi poshtë thirrjet për ndalimin e filmit, duke theksuar se pavarësisht disa kërkesave, pamja e Pejgamberit (a.s.) nuk është paraqitur në film.
Davud Al-Sharjan në artikull vazhdoi duke thënë se filmi i Mexhidit bukur e portretizon karakterin e Profetit të Shenjtë (a.s.) deri në 13-të vitet a para të profetësisë.
Prodhimi epik i Mexhidit është pjesa e parë e një trilogjie mbi jetën e Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedi (a.s.) i cili rrëfen për vitet e para të profetësisë së tij në qytetin e Mekës.
U deshën pesë vjet për Mexhid Mexhidin dhe ekipin e tij për të prodhuar filmin 171-minutësh. Me një buxhet prej më shumë se 55.000.000 dollar, është filmi më i shtrenjtë i bërë ndonjëherë në Iran.
Producent i filmit është Muhammed Mehdi Heidarian, filmi u xhirua në Iran dhe qytetin Bela-Bela në Afrikën e Jugut.
Projekti i kinematografisë është realizuar në bashkëpunim
mjeshtrit e njohur ndërkombëtarë dhe artistë të tillë si kineasti italian, Vittorio Storaro, redaktori italian i filmit, Roberto Perpignani, artisti amerikan për efekte speciale, Scott E. Anderson, artist italian për kozmetikë, Gianetto De Rossi dhe kompozitor indian, A.R. Rahman.
Disa personalitete në Botën Muslimane e kanë kundërshtuar shfaqjen e filmit. Ata thonë se pamja e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) është Haram (e ndaluar fetarisht).
Për këtë ndërkohë Mexhid Mexhidi ka rikonfirmuar me kohë dhe e e ka përsëritur disa herë se Profeti (a.s.) nuk shfaqet në film për shkak të shenjtërisë, karakterit sublim të të dërguarit të fundit të Zotit.