İran

Rouhani urdhëron veprim të shpejtë për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti

Kryetari i Irani Hassan Rouhani bëri thirrje për veprim të shpejtë  autoriteteve provinciale për të shpëtuar dhe të ndihmuar njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti në Iran, ditën e enjte, në provincën jugore të Hormozganit, me magnitudë 5,5.


     Qendra Sizmologjike Iraniane tha se tërmeti goditi qytetin Bastak në orën 6:43 sipas kohës lokale, ditën e enjte, më 2 janar 2014.


     Një tjetër tërmet, pas të parit, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter goditi zonën sërish, duke vazhduar me lëkundje të shumta.


      Në një bisedë telefonike me Guvernatorin e Përgjithshëm të provincës jugore të Iranit, në Hormozgan, të enjten, më 2 janar 2014,  Kryetari Hassan Rouhani shprehu keqardhje të thellë për njerëzit në rajonet e goditura nga tërmeti.


      Ai, gjithashtu, ka marrë informacionet e fundit për zhvillimet në rajon dhe statusin e personave në rajonin e goditur nga fatkeqësia.


      Guvernatori i përgjithshëm i provincës jugore të Hormozganit në  Iran kishte kishte thënë se tërmeti me  magnitudë prej 5,5 ka shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën e qytetit Bastak, duke shtuar se përpjekjet janë duke u zhvilluar për të ndihmuar njerëzit në rajonet e goditura nga tërmeti.


      Duke folur me gazetarët të enjten, Xhassem Xhadari konfirmoi se tërmeti ka lënë të paktën një person të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur.


      Ai tha se tërmeti shkaktoi, gjithashtu, dëme në rrjetin e gazit, të ujit dhe të energjisë elektrike në qytet,  por në të njëjtën kohë vuri në dukje se rrjeti i ujit është riparuar dhe janë duke u zhvilluar përpjekjet për të riparuar rrjetin e energjisë elektrike.


      Xhadari tha dridhjet e tokës kanë dëmtuar shtëpitë në mes 10-60 % , duke i detyruar banorët të qëndrojnë jashtë shtëpisë, nga frika e termeteve tjera.


     Ai, megjithatë, theksoi se forcat e tij kanë miratuar masat e nevojshme për të mbrojtur njerëzit dhe për të parandaluar humbjet e mëtejshme.