İran

Udhëheqësi suprem: Mbrojtja e shenjtë një sprovë e madhe për kombin iranian

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei, e quajti luftën tetë vjeçare të imponuar të Irakut si një sprovë e madhe për kombin iranian.


     Sipas agjensisë IRNA, Ajetullah Khamenei, në një fjalim tek  organizatorët e kongresit të 10.000 dëshmorëve të provincës Mazandaran (në Iranin verior) deklaroi se gjatë vitëve 1980-1988 Iraku e imponoi luftën, e hapi rrugën për lulëzimin e talentëve të kombit iranian.


     Udhëheqësi suprem më tej deklaroi se pjesëmarrja aktive e të rinjve iranian në mbrojtjen e shenjtë ishte mrekullia e Revolucionit Islamik të vitit 1979.


     Kongresi i 10.000 dëshmorëve të provincës Mazandaran ka filluar në Sari të enjten.