Kulturë

Ekspozita në Korenë e Jugut paraqet kulturën islame

Një ekspozitë është hapur në  kryeqytetin e Koresë Jugore, në Seul, për të  paraqitur Kulturën Islame.

Ekspozita, e cila është hapur në Qendrën e Ekspozitave të Seulit të premten, është pritur shumë mirë nga publiku.

Ekspozita përmban kabinat që ofrojnë prodhime dhe ushqime hallall dhe veshje Islamike, njoftoi  Agjencia IRNA.

Koreanët të cilët e vizitojnë ekspozitën kanë treguar një interesim të madh  për veshjen Islame dhe produktet hallall.

Sipas Federatës Muslimane të Koresë në Korenë e Jugut jetojnë rreth  130.000 muslimanë, prej të cilëve rreth 30.000 muslimanë janë vendas, koreanë.

Federata Muslimane e Koresë  është themeluar në vitin 1967, kurse xhamia e parë e Koresë  është ndërtuar në vitin 1976.