SHBA-të e kanë humb Iranin
Imam Hamenei gjatë takimit me kryetarin e Austrisë Hans Fisherin dhe delegacionin e tij theksoi në armiqësinë e qeverisë amerikan ndaj Revolucionit Islamik për shkak të humbjes së interesave të tija në Iran, dhe ka vlerësuar jologjike ndjekjen e politikës armiqësore amerikane të disa vendeve evropiane kundër Iranit.
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Imam Hamenei si qëllim kryesor i revolucionit islamik ceku zgjidhjen e të mirave materiale dhe mirëqenien për popullin e Iranit dhe të gjithë njerëzve në hijen e ndjekjes së rrugës së Zotit, qeverisë racionale dhe besimit(imanit) i përcjell me përpjekje dhe angazhim. Më tej shtoi:”Sigurisht, kjo qasje me dashamirësi ka armiqtë në nivelin ndërkombëtar të cilët kanë për qëllim provokimin e luftërave dhe hedhjen e konflikteve në mes popujve të ndryshëm, por Irani ka shumë miqtë të përafërt në mes qeverive dhe popujve të ndryshëm”.
Ai duke treguar në armiqësitë jologjike të disa vendeve kundër Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik ka shtuar:” Revolucioni Islamik e ka marrë Iranin nga duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e gjer atëherë Irani në tërësi ka qenë në duart e amerikanëve dhe kjo është arsye kryesore e armiqësisë amerikane ndaj Republikës Islame të Iranit. Por ndjekja e politikës amerikane nga ana e disa vendeve evropiane është jo racionale dhe e pabazuar, por sigurisht se Austria nuk është prej këtyre”.
Në vazhdim lideri i Revolucionit Islamik, Imam Hamenei ka treguar në veprimet kriminale dhe gjërat e shëmtuara të cilët ndodhin në rajon në emër të Islamit, dhe shtoi:” Islami nuk është i tillë ashtu që këto rrymat e tanishme duan ta prezantojnë, Islami është i konceptuar në bazament të logjikës së forte, besimit dhe racionalizmit të qëndrueshëm”.
Burimi: globalcir