Shqipëria nikoqire e takimit ndërkombëtarë për paqen
“Shqipëria është një shembull frymëzues, ndoshta dhe unik, ashtu sikurse shprehej i madhi Indro Montaneli, duke i ndjellur fjalët se: kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah, ku vendi, njerëzit ecin me njëri-tjetrin dhe pavarësisht të qenit të ndryshëm në besim, dëshirojnë dhe duan paqen dhe lirinë.
Për tri ditë më radhë 4 mijë klerikë, të rinj nga Evropa, e personalitete të njohura botërore, nga fusha të ndryshme zgjodhën Tiranën për të organizuar evenimentin e 28-të “Lutja e Paqes”.
Ndërsa sot ishte ceremonia e sotme përmbyllëse ‘Lutjes së Paqes’, eventit ndërkombëtar që këtë vit përzgjodhi si ndalesë të radhës, Shqipërinë,.
Mijëra klerikë, politikanë, e qytetarë të thjeshtë u mblodhën mbrëmjen e sotme në Tiranë në sheshin para Piramidës, ku të gjithë së bashku pavarësisht besimeve të ndryshme fetare u lutën për paqe e dashuri.
Kësaj ceremonie iu bashkuan edhe krerët më të lartë të qeverisë shqiptare dhe të besimeve fetare, duke dëshmuar në këtë mënyrë vlerat më të rralla shqiptare, mikpritjen, paqen,harmoninë dhe tolerancën fetare.
Në kuadër të këtij aktiviteti kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbjellë një pemë ulliri në mes të Tiranës, të cilën e quajti “pema e artë e së ardhmes së besimit”.
Ndërkohë aktiviteti u përshëndet edhe nga kreu i shtetit Bujar Nishani, i cili duke iu thënë 4 mijë klerikëve të ftuar se në Shqipëri janë si në shtëpinë e tyre, e cilësoi vendin si shembull frymëzues pasi këtu njerëzit e besimeve të ndryshme fetare respektojnë njëri- tjetrin dhe duan më shumë paqen dhe lirinë.
“Shqipëria është një shembull frymëzues, ndoshta dhe unik, ashtu sikurse shprehej i madhi Indro Montaneli, duke i ndjellur fjalët se: kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah, ku vendi, njerëzit ecin me njëri-tjetrin dhe pavarësisht të qenit të ndryshëm në besim, dëshiro jnë dhe duan paqen dhe lirinë. Kështu kanë udhëtuar shqiptarët në histori krah për krah që kur harta e tyre fetare, mori nuancë mozaiku, duke përjetuar diversitetin, si diçka individuale të brendshme dhe shpirtërore, tha Nishani.
Presidenti u shpreh më tej se, paqja dhe liria janë garanci për çdo besim, imponimi, dhuna dhe feja nuk mund të bashkëlidhen me njëra-tjetrën, por se vetëm një imponim është i detyrueshëm ai që detyron çdokënd të respektojë paqen dhe lirinë.