Izrael

Mbi 100.000 nënshkruan një peticion Online për arrestimin e Netanyahut

Më shumë se 100.000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë nënshkruar tashmë një peticion duke kërkuar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krime lufte kundër palestinezëve, kur ai viziton Londrën më vonë në këtë muaj.

Peticioni, i cili u botua në faqen e internetit të Parlamentit Britanik më 7 gusht, i bën thirrje qeverisë britanike për kapjen e kryetarit 65-vjeçar të Partisë Likud të Izraelit pas mbërritjes në Londër të mërkurën e ardhshme për masakrën e mijëra palestinezëve gjatë sulmeve ushtarake të Izraelit kundër Rripin të Gazës në vitin e kaluar, 2014.

Peticioni mblodhi 100,021 nënshkrime deri të të shtunën në mëngjes, raportoi Press TV.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, ai duhet të arrestohet për krime lufte pas mbërritjes në Britani të Madhe për masakrën e mbi 2,000 civilëve në vitin 2014, thotë peticion, duke iu referuar visitës së planifikuar të kryeministrit të Izraelit në shtator.

Pas 10,000 nënshkrimeve, qeveria britanike duhet të përgjigjet për peticionin, dhe pas 100,000 nënshkrimeve, ajo do të konsiderohet për debat në parlament.

Qeveria britanike  deklaroi se në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të Britanisë së Madhe, vizitat e krerëve të qeverive të huaja, të tilla si e Kryeministrit Netanyahu, kanë imunitet nga procesi ligjor, dhe nuk mund të arrestohen apo ndalohen.

Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake kundër Rripit të Gazës të varfër në fillim të korrikut 2014. Ofensiva përfundoi më 26 gusht, 2014. Rreth 2.200 palestinezë, duke përfshirë 577 fëmijë, kanë humbur jetën në këtë luftë Izraelit. Mbi 11,100 të tjerët - duke përfshirë 3,374 fëmijë, 2,088 gra dhe 410 të moshuarë u plagosën rëndë

Burimi: IQNA News