SHBA-ja kërcënimi më i madh paqes botërore
Organizata Gallup Internatinal Association dhe Worldwide Independent Network kanë kryer një hulumtim të madh në 68 shtete të botës. Anketuesve iu janë shtruar pyetje të shumta sikurse: A jeni të kënaqur me jetën e juaj? A do të sjell Viti i Ri prosperitet ekonomik apo stagnim në shtetin e juaj? etj. Por pyetja më e rëndësishme ishte: “Cili shtet sipas juve është kërcënimi më i madh për paqen në botë”?
Shumica e anketuesve kanë deklaruar se SHBA-ja paraqet kërcënim më të madh të paqes në botë. Është interesant se këtë qëndrim nuk e kanë vetëm banorët e shteteve të cilët janë në pozitë armiqësore apo antagoniste në raport me SHBA-në, por edhe banorët e shteteve aleate te NATO-së, sikurse Greqia dhe Turqia.
Në vendin e parë si shtet më i “rrezikshëm” në botë është SHBA-ja me 24% të të anketuarve, të cilët mendojnë se SHBA-ja është kërcënimi më i madh i paqes botërore. Pas SHBA-së është Pakistani me 8%, pastaj vazhdojnë me 6% Kina, Afganistani, Izraeli e Irani, ndërsa vetëm 5% të anketuesve mendojnë se kërcënimi më i madh i paqes botërore paraqet Koreja Veriore.
Që SHBA-ja paraqet kërcënim më të madh paqes në botë, konsiderojnë banorët e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, hapësirat gjeografike të cilët drejtpërsëdrejti janë goditur me intervenim ushtarak amerikan. Është indikative se edhe shumë anketues amerikanë konsiderojnë, 13%, se SHBA-ja paraqet kërcënim më të madh për paqen në botë.
Kur është fjala te Amerika Latine, numri më i madh i anketuesve konsiderojnë se SHBA-ja paraqet kërcënimin më të madh të paqes botërore, sikurse në Peru, Brazil dhe Argjentinë. Në Kolumbi, edhe pse është aleat formal i SHBA-së, konsiderojnë të njëjtën gjë.
Në të gjitha shtetet SHBA-ja ze në pozitën e lartë “kërcënim të madh”, porse në Marok, Liban dhe Irak, vendin e parë e zë Izraeli.
Por, raporti nuk është krejtësisht katastrofal për SHBA-në. Njëra nga pyetjet ka qenë:” Po të mos kishin ekzistuar barrierat, në cilin shtet do të dëshironit të jetonit”? Shumica e anketuesve e kanë zgjedhur SHBA-në.
Në Ballkan, anketa është kryer edhe në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në Serbi 45% të anketuesve konsiderojnë që SHBA-ja është kërcënimi më serioz i paqes në botë, njashtu edhe në Bosnjë e konsiderojnë me 49% SHBA-në si kërcënim më të madh të paqes në botë.
Burimi: Gallup International Association | Worldwide Independent Network