Siria

Konfuzion në mesin e muslimanëve, zëri i hoxhallarëve arab u shterua

Kur filloi lufta në Siri disa hoxhallarë e myfti të “mëdhenjë” arab bënin thirrje gjithë muslimanëve anë e mbanë botës,  që t’i bashkohen ” xhihadit” në Siri.  Në rrjetin social e në portalet të ndryshme nxisnin të painformuarit për islam, se do ta fitonin xhenetin, thuase i kishin ata në duar çelësat e Xhenetit, por kësaj i premtonin  se atje do të gjenin Hyri ndër më të mirat.

Këta myfti e hoxhallarë, në vend se ta mësonin popullin se nuk pranohet xhihadi në vëllavrasje, që nuk pranohet xhihadi në djegjen, gozhdimin e masakrimin e civilëve, këta hoxhallarë e myftinj të Arabisë Saudite, jepni fetva dhe hadithe takfiriste, sa që njerëzit i mësonin si e kanë hallall të jenë edhe kaniball, mishngrënës .  Këta njerëz  flisnin me shumë krenari para ekraneve dhe bënin thirrje  për xhihad,  ndërsa vet jetonin në llukse me fëmijët dhe bashkëshortet e tyre.

Athua pse tani nuk po i dëgjohet zëri  dhe nuk po i bëjnë përshtypje as vdekjet e refugjatëve sirian e as përjetimet e tmerrshme të refugjatëve të luftës ? përgjigja shumë e thjesht dhe hidhur, sepse këta myfti e lider arab janë pjesëtarët dhe nxitës të krimeve të tmerrshme që tani më nuk kanë të ndalur.