Kulturë

Në Aceh, Indonezi, zbulohet dorëshkrimi më i vjetër i Kur'anit

Zbulimi i kopjes më të vjetër të Kur'anit të Shenjtë, në provincën indoneziane të Aceh-it është paraqitur me dorëshkrime shekullore të  Kur'anit gjatë një Ekspozite Islame të hapur në Nagan Raya.

Në këtë rast, ne duam të paraqesim një objekt historik që është ruajtur në West Aceh, tha të dielen, më 23 gusht 2015, Kryesuesi i Ligjit Islamik të West Aceh, Mursalin, për Republika Online.

Shkruar nga Shejh Maulana Ibrahim Malik 700 vjet më parë, dorëshkrimet e lashta të Kur'anit janë ruajtur në Mugo, Panton Reu në Aceh-un Perëndimor.

Dorëshkrimet 700-vjeçare, të njohura më parë si Panto Reut, nuk ishin në mesin e 62 dorëshkrimeve të lashta të Kur'anit të moshës 300-500 vjeçare dhe të ekspozuara  në muzeun e qeverisë në Nagan Raya, në Aceh-un Perëndimor.

Zbulimi i dorëshkrimeve  shekullore  të Kur’anit  në Indonezi  ndodhi rreth  gati dy javë pas zbulimit të një kopjes të librit të shenjtë, Kur’anit që konsiderohet një nga kopjet më të vjetra në botë të Kur'anit të Shenjtë në Indi.

Kopja e 410-të vjeçare e Kur'anit, që besohet të jetë më i vjetra në nënkontinenti Indian, besohet se daton në periudhën e sundimtarit Mughal,  Ekber, e cila ka ekzistuar të paktën katër shekuj më parë.

Historianët Indianë e përshkruajnë  zbulimin e kopjes prej 604 faqesh si një pjesë e artit.

Kur'ani është Shpallje nga Zoti, Krijuesi i botëve, prandaj Ai është Autori origjinal.

Libri i Shenjtë original është në gjuhën arabe, ka shumë përkthime të tij në disa gjuhë.

Ka përkthime të shumta nga përkthyes të ndryshëm në të njëjtën gjuhë të tilla sikur  është anglishtja.

Kur’ani iu shpall Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) përmes melekut Gjebrail, i cili e ndihmoi Pejgamberin (a.s.) ta  mësoi përmendësh atë, siç është raportuar në disa transmetime autentike të hadithit. 

Pothuajse një muaj pas zbulimit të dorëshkrimit të Kur’anit në Birmingham të  Mbretërisë së Bashkuar, kopja e pretenduar më e vjetër e  Kur'anit është vendosur që të dërgohen në Turqi për verifikim.

Korrikun e kaluar, fragmente të asaj që është menduar të jetë Kur’ani më të vjetër në botë është zbuluar në Universitetin e Birmingamit, për të ekpertët thanë se dorëshkrimet datojnë që nga koha e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), rreth 1370 vjet më parë.

Njoftimi pasoi  me analiza radiokarbon të cilat kanë vërtetuar se dorëshkrimi është shtë shkruar në periudhën midis vitit 568 dhe 645, me saktësi  prej 95.4%.

Kopja unike do të shqyrtohet nga Qendra Kërkimore për Historinë Islame, Artin dhe Kulturën (IRCICA) në Stamboll për të verifikuar datën e saj të saktë.     

Qendra do të studiojë me kujdes dorëshkrimin duke i përdorur si referencë dorëshkrimet në dispozicion dhe libra të llojeve të ndryshme të lutjeve për të konfirmuar datën e kopjes të dorëshkrimit të Birmingham-it, tha drejtori i përgjithshëm i qendrës, Halit Eren për gazetën e përditshme të Mekes në gjuhën angleze  Makkah Daily.

Drejtori i Qendrës,  Halit Eren theksoi se analiza radiokarbon e kryer nga universiteti nuk është zakonisht e saktë, duke thënë se  mund të ketë ndryshim të paktën 10 vjet më shumë ose më pak.

Ai shtoi se Turqia, Tashkenti, Egjipti dhe Jemeni i kanë kopjet më të vjetra të Kur'anit të Shenjtë në botë.

Kur incidentet aktuale në Jemen të përfundojnë, ne do të shqyrtojmë se cilat kopje të Kur'anit mund të jenë më të vjetrat në botë, shtoi ai.

Një javë pas zbulimit, dijetarët sauditë thanë se Kur’ani i Birmingham-it  nuk është më i vjetri, duke mohuar pohimin se kopja është shkruar gjatë kohës së Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të).

Nuk është e mundur të konstatohet se pergamenat janë shkruar afër kohës së  Pejgamberit (a.s.), ka thënë Abdul Sattar al-Halouxhi, një ekspert i dorëshkrimeve.

“Universiteti duhet të ketë ekzaminuar bojën, ngjyrën dhe jo lëkurën në të cilën ishte shkruar.”

Burimi: IQNA News