Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ajetullah Hamenei: Haxhi Manifestim i Unitetit Musliman

Udhëheqësi Suprem i Iranit: Ajetullah Hamenei
Udhëheqësi Suprem i Iranit: Ajetullah Hamenei

Ajetullah Hamenei tha se populli iranian mund t’i bëjë të paefektshëm komplotet  përçarëse të armiqve kundër Umetit Islam nga përvojat e tij  unifikuese me kombe të tjera gjatë Haxhit. 

Pranimi i një numri të zyrtarëve të Haxhit në Teheran të shtunën, Lideri i Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Hamenei  e konsideron këtë detyrë fetare si një garanci për vazhdimësinë e Islamit, duke shtuar se asnjë ritual tjetër fetar nuk posedon karakteristikat si kjo detyrë e madhe që ka për Umetin Musliman.

Udhëtimi në Haxh mishëron kuptimin e vërtetë të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë Islame, jo vetëm për popullin iranian, por edhe për të gjithë Umetit Musliman, tha udhëheqësi për këtë obligim të shenjtë fetar, shkuarjen në Haxh, në Mekë, në Medine, në Arabinë Saudite.

Ata që u përpoqën për të udhëhequr  Umetin Musliman në rrugë të gabuar do të dënohen! Ata që i kanë ndarë, përçarë muslimanët për motive të ndryshme do të dënohen, ndërsa madhështia e vërtetë i takon Umetit Musliman, tha ai.

Ai më tej theksoi përvojat efektive të popullit iranian në dallimin midis miqve dhe armiqve, duke shtuar se populli ynë, me një kuptim të lavdërueshëm e ka kuptuar se Arrogancën Gglobale dhe Sionizmin që janë armiqtë e vërtetë dhe të vazhdueshëm të Iranit dhe të Umetit Musliman.

Në 36 vitet e fundit, Arroganca Botërore ka patur kohë për të vazhduar armiqësinë e saj me Iranin nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve të vendeve të tjera, por populli iranian ka qenë gjithmonë i vetëdijshëm për faktin se këto vende janë të gjitha të mashtruara dhe përdoren vetëm si pengje, ndërsa armiqtë e vërtetë janë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli , tha Ajetullah Hamenei.

Udhëheqësi, Ajetullah Hamenei më tej shtoi se përvoja e dështuar e disa grupeve islamike që erdhën në pushtet në disa vende është për shkak të faktit se ndryshe nga populli iranian, ata dështuan që të bëjnë dallimin midis miqve dhe armiqve dhe për këtë shkak  do t’i  mbajnë pasojat e gabimeve të tyre .

Udhëheqësi i Iranit nënvizojë më tej krijimin e unitetit 'si një nga përvojat e popullit iranian që do të mund t’i  shërndanë, përcjellë tek popujt  tjerë gjatë Haxhit, duke thënë se Pavarësisht të gjitha dallimeve ideologjike, intelektuale, politike dhe etnike në Iran, populli iranian ka arritur të ruajë uniteti i tij kombëtar dhe nëpërmjet bekimit të këtij uniteti dhe solidariteti ka arritur fitore të shquar.

Burimi: Mehr