Kosova

Çollaku, i zhgënjyer me BE-në por ballë hapur në koalicionin global kundër ISIS-it

Media e Lirë - Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku zhvilloi një intervistë me gazetën “ ZËRI” dhe dha disa mendime dhe sugjerime shumë frytdhënëse për shoqërinë kosovare, por me pak shpresa deri tek arritja e shpejt e tyre,  sepse ai tha, se izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të marrë fund.  “Nuk mund të kërkohet nga Kosova të jetë shoqëri e hapur e në të njëjtën kohë të jetë e izoluar” . Ndërsa mendimi i tij kundër ISIS-it ishte shumë shpresëdhënës duke thënë se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në koalicionin global kundër ISIS-it.

 

 

Pas  përgjigjeve  që na dha ztr. Çollaku,  ai ndihet i zhgënjyer me BE  duke pohuar  se “ Unë habitem nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer menjëherë Serbinë për “konstruktivitetin”e saj në dialog me Kosovën. Përderisa shprehet tepër i zhgënjyer që BE-ja po dështon ta dëshmojë me veprime konkrete se në këtë dialog është edhe një palë tjetër

 

Përfitimet e MSA-së janë Politike dhe Ekonomike:

Në aspektin politik, përmes MSA-së ne vendosim marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian që është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE.

Në aspektin ekonomik, liberalizimi i tregut me Bashkimin Evropian do të rrisë konkurrueshmerinë e ndërmarrjeve tona dhe rrjedhimisht do të ofrohen çmimet më të lira dhe produktet dhe shërbimet më të mira drejtpërdrejt për qytetarin.

MSA-ja do të këtë ndikim pozitiv edhe në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte. Investitorët e mëdhenj nuk trajtojnë njëjtë një vend, i cili nuk ka asnjë marrëdhënie me BE-në dhe një vend i cili është duke e zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Të gjitha produktet industriale dhe bujqësore, përveç mishit dhe sheqerit, të Kosovës do të eksportohen në BE pas asnjë tarifë doganore.

 

 

Më pas Ministri vazhdon të rrëfej se Serbia po i nis negociatat për anëtarësim në BE, kurse Kosova është në fazën fillestare ende duke pritur nënshkrimin e MSA-së, dhe Unë jam i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer Serbinë menjëherë për konstruktivitetine saj në dialog me Kosovën. Ndërsa, jam tepër i zhgënjyer që BE-ja dështon ta dëshmojë me veprime konkrete se në këtë dialog është edhe një palë tjetër, e cila ka nevojë që të përfitojë shumë më tepër sesa Serbia në agjendën evropiane. E them këtë jo për faktin se na pengon avancimi i Serbisë drejt BE-së, mirëpo për faktin se Kosova është akoma pothuaj në pikën zero në kuadër të procesit të integrimit evropian.

 

 

Duke marrë parasysh që me numër të popullsisë në nivel global jemi vendi i 4-të me pjesëmarrje të luftëtarëve në ISIS, sa i vështirëson proceset integruese të Kosovës ky fenomen?

Çollaku: Kosova është ndër vendet e para që ka sanksionuar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, duke e kualifikuar si vepër të rëndë penale. Po ashtu institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime kundër personave të cilët dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë përkrahur organizatat terroriste. Janë ngritur aktakuza ndaj dhjetëra personave dhe proceset gjyqësore ndaj tyre janë në vazhdim e sipër.

 

Mesazhi është i qartë, Kosova nuk do të lejojë që këto grupe të kenë ndikim në vendin tonë. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në koalicionin global kundër ISIS-it.

Po ashtu jemi në finalizim të Strategjisë për Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm, dokument ky përmes të cilit janë identifikuar masa për parandalim të ekstremizmit. Ne nuk duam në asnjë rrethanë që qytetarët tanë të mendojnë për alternativa në mungesë të perspektivës evropiane sepse procesi i integrimit nuk është thjesht një proces burokratik, por është një proces i ndërtimit të Evropës në Kosovë, proces i transformimit tonë shoqëror, i fuqizimit të identitetit evropian në Kosovë. Por, BE-ja dhe NATO-ja nuk guxojnë të vonohen në integrimin e Kosovës.