Përurohet përkthimi i Kur’anit në gjuhën Kurmanxhi në Mashhad, Iran
Përkthimi i parë i Kur'anit të Shenjtë në gjuhën Kurmanxhi, u përurua në një ceremoni në qytetin verilindor të Iranit, në Mashhad.
Një numër i zyrtarëve fetarë dhe kulturor të qytetit ishin të pranishëm në ceremoninë e cila u zhvillua të martën.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë përurim, Musa Rezayi Gulyani, përkthyesi, falënderoi të gjithë ata që e inkurajuan dhe e ndihmuan atë në kompletimin e përkthimit të Kur’anit.
Ai tha se përkthimi i Kur’anit në gjuhën Kurmanxhi deri në përfundim zgjati pesë vjet.
Musa Rezayi Gulyani, gjithashtu, vuri në dukje se ai e filloi përkthimin e Kur'anit në Kurmanji për të bërë më të lehtë për folësit e kësaj gjuhë për të kuptuar dhe për të përfituar nga Libri i Shenjtë, Kur’ani.
“Unë do të jem i lumtur nëse ky përkthim e ndihmon qoftë edhe një person që të kuptojë më mirë një ajet të Kur'anit dhe të veprojnë sipas tij, tha ai në vazhdim.
Kurmanxhi është një dialekt i gjuhës kurde që flitet kryesisht në verilindje të Republikës Islamike të Iranit.
Burimi: IQNA News