Regjistri i krimeve të kryetarit Bashar al Asadit në Siri
“Krimet “ e cekura do të ju befasojnë dhe detyrojnë që seriozisht të dyshoni në ekzistimin e drejtës ndërkombëtare.
Regjistrin e ka përpiluar Alen Zhuls, gazetari francez dhe mbështetës i lirisë së fjalës. Zhulsi poashtu është analist politik dhe ish hulumtuesi i historisë mesjetare në Universitetin e Sorbonës në Paris.
“Regjistri i shkurtër i krimeve të kryetarit Bashar al Asadit” Zhulsi e ka përpiluar para disa ditësh. Ato përfshijnë periudhën prej qershorit të vitit 2000 e gjer në ditët e sotshme
“Këto janë krimet e supozuara të Bashar al Asadit”:
-Ndërtimi dhe restaurimi i 10.000 xhamive dhe 500 kishave;
-Ndërtimi dhe restaurimi i 8000 shkollave, 2000 instituteve dhe 40 universiteteve;
-Ndërtimi i mbi 600.000 banesave;
-Ndërtimi dhe modernizimi i mbi 6000 spitaleve dhe klinikave;
-Ndërtimi i 5 zonave internacionale industriale;
-Hapja e 60 bankave ndërkombëtare;
-Hapja e 5 operatorëve telekomunikues;
-Hapja e 20 gazetave dhe revistave të pavarura si dhe 5 televizione satelitore.
Shtetet perëndimore në krye me SHBA-të, si dhe disa shtete islame edhe më tutje akuzojnë kryetarin legjitim sirian Bashar al Asadin se është fajtori kryesor i kryengritjes së armatosur dhe krimet e kryera në luftë, edhe pse roli i tyre në financimin dhe mbështetjen e opozitës siriane(nga e cila është zhvilluar grupi i vetëquajtur ISIS-i), tani haptas po del në shesh.
Në këtë luftë janë vrarë 200.000 njerëz, 7,6 milion njerëz janë shpërngul, gjersa 4 milion refugjatë kanë ikur nga Siria. Ja, më tutje për çka është fajtor Bashar al Asadi:
-Zhvillimi i perfomancës, teatrit me 20.000 artistë sirian;
-Ndërtimi dhe modernizimi i stacioneve dhe hallave sportive;
-Rritja e pagave 300%;
-Zhvillimi dhe modernizimi i Ushtrisë arabe siriane;
-Situata relativisht stabile ekonomike;
-Rrënja e shkallës së papunësisë nga 28% në 12%;
-Kyçja e rrymës, telefonit, ujësjellësit dhe kanalizimit për 1milion shtëpi dhe banesa gjatë gjithë Sirisë;
-Rimbursimi i të gjitha borxheve shtetërore si dhe rritja e kapaciteteve industriale dhe bujqësore në shkallë 600%;
-Zhvillimi i turizmit, Siria ishte shteti i tretë arab më i vizituar dhe i 83 në botë;
-Siria kishte vetëm 1% analfabetë, rezultati më i mirë në Azi dhe Afrikë;
“Krimet e mëtutjeshme të Bashar al Asadit”:
-Ka qenë kundër luftës në Irak;
-Ka qenë kundër luftës në Gazë;
-Ka qenë kundër invazionit izraelit në Liban gjatë vitit 2006;
-Miliona refugjat palestinez kanë gjetur strehimin në Siri, pasi që sirianët i kanë pranuar të gjithë duke mos i pyetur fare se a ishin qytetar irakian, libanez, sudanez apo egjiptian.
-Mbështetja pa masë për të gjitha forcat e rezistencës në Palestinë, Irak dhe Liban;
-Mbështetja për pajisjen me ujësjellës dhe energji elektrike për shtetet fqinje, Libanin dhe Jordaninë;
-Lansimi i projektit Learn Arabic për leximin e Kur’anit;
-Mbështetja për projektin e rekonstruimit në Liban, Gazë dhe Irak;
-Promocioni i Lëvizjes”Kuds(Jerusalem)-kryeqyteti i kulturës myslimane”;
Ndërsa sa i përket revolucionit apo kryengritjes siriane, ja vetëm disa veprime të njohura gjer tani:
-Ky është revolucioni i parë arab i cili gëzon sigurinë sociale në spitalet izraelite, në të cilin shërohen “kryengritësit e plagosur sirian”;
-Ky është revolucioni i parë “i qetë” i cili organizon demonstrata me armatim të lehtë dhe të rëndë të prodhimit amerikan;
-Ky është revolucioni i cili rekruton”luftëtarët e lirisë” nga anekënd botës;
-Ky është revolucioni i parë arab i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, shteteve të Gjirit Persik, Izraelit, etj.
Burimi: globalcir