Të Udhëzuarit Në Islam

Pastori i Ruandës, tërë asambleja (xhemati) i tij e përqafojnë Islamin

Në një nga rastet më të mëdha të pranimit të Islamit nga të krishterët është kur një pastor i Ruandës dhe tërë asambleja e tij  prej 480-të-anëtarësg  e kanë pranuar Islamin,  që  është feja me rritjen me të shpejtë në botë dhe duke u zgjeruar dhe pranuar  në kontinentin e Afrikës.

Sipas disa raporteve të medias, Salim Mikdad, një ish-pastor, e përqafoi fenë Islame  pasi ishte bindur nga dijetarët muslimanë.

Më vonë, ai arriti të bindë të gjithë asamblenë e tij prej 480-të anëtarësh për të marrë një vendim të ngjashëm me 25 gusht 2015.

Pastori, Salim Mikdad pasi e pranoi Islamin bashkë me besimtarët e tij,  kishën ku shërbenin e shndërruar në xhami.

Ngjarja e fundit vjen në mes të një serie konvertimesh të ngjashme në Ruanda.

Duke qenë një vend kryesisht i krishterë, Ruanda ka parë një rritje graduale në popullsinë e saj myslimane.

Rreth 56.9% e Ruandasë janë katolik, 26% janë protestant, 11.1% janë Adventistë  dhe vetëm 4.6% janë myslimanë, shumica prej tyre janë sunnitë.

Rritja e shpejtë e popullsisë muslimane  filloi pas vitit 1994  kur Kisha Katolike dhe Protestante u akuzuan se kanë ndihmuar vrasjen e rreth 800.000 njerëzve.

Kishat  kanë luajtur me kartën politikës etnike për interest e tyre,  duke favorizuar tusitë  gjatë periudhës kolonialiste pastaj  përkrahën me besnikëri  hututë  pas vitit 1959, duke  dërguar një mesazh se diskriminimi etnik është në përputhje me mësimin e kishës.

Në mes të prillit dhe korrikut të vitit 1994, ekstremistët hutu të Ruandës  zhvilluan një fushatë të organizuar që synonte zhdukjen e pakicës tusi.

Organizata për të Drejtat  e Njeriut (Human Rights Watch)  e ka përshkruar gjenocidin në Ruanda si një nga episodet më të tmerrshme të dhunës etnike në historinë botërore të kohëve të fundit.