Gjermani

Angela Merkel përshëndet rolin e Iranit në bisedime me Sirinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mirëpritur përfshirjen e mundshme të Iranit në bisedime për t'i dhënë fund konfliktit në Siri. 

Duke iu përgjigjur pyetjes në një konferencë shtypi të hënën në kryeqytetin gjerman, Berlin, Merkel tha:

Unë mendoj se Irani ka shumë ndikim mbi atë që ndodh në Siri. Dhe gjithkush është i mirëpritur për të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në bisedime.

Siria ka qenë skenë e trazirave vdekjeprurëse që nga marsi i vitit 2011. Raportet thonë se dhuna e nxitur nga grupe tekfiriste kanë marrë jetën deri tani  të më shumë se 240.000 njerëzve.

Që nga fillimi i konfliktit, Irani ka theksuar se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për krizën në Siri është përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe udhëheqja siriane i plotëson aspiratat legjitime të popullit sirian.

Damasku gjithashtu gjithmonë  ka theksuar se çdo përpjekje diplomatike për zgjidhjen e konfliktit do të jetë e kotë, nëse ajo përjashton miqtë e shtetit   arab, duke përfshirë Iranin.

Dy raunde të bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja mbi Sirinë, të quajtur Gjeneva I dhe II, u mbajtën në qershor të vitit 2012 dhe shkurt 2014 përkatësisht pa praninë e Iranit. Të dy konferencat dështuan, pasi figurat e sponsorizuar nga të huajt të opozitës në bisedime refuzuan të diskutojnë militantizmin dhe terrorizmin e përhapur në Siri.

Kriza në Siri ka zhvendosur më shumë se 7.2 milion njerëz brenda vendit dhe detyroi më shumë se katër milionë të tjerë për të ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Jordanin dhe Libanin.