Kulturë

Një Xhami e re në Tashkent, në kryeqytetin e Uzbekistanit

Në kryeqytetin e Uzbekistanit, në Tashkent do të ndërtohet një xhami e re, një vit pas inaugurimit të Xhamisë Vogël të qytetit.

Xhamia e re, për muslimanët  një vend adhurimi, do të ndërtohet në rrethin e Mirza Oluqbeig të kryeqytetit, njoftoi Agjencia e Lajmeve  AKI.

Këshilli i Muslimanëve të Uzbekistanit (MBU), ka ndarë një ngastër të tokës në rrethin e Mirza Oluqbeig të kryeqytetit, Tashkent,  për ndërtimin e xhamisë.

Pasi të përfundojë ndërtimi i xhamisë, në xhami mund të falen deri në 2000 besimtarë.

Xhamia e Vogël  është themeluar nga Këshilli i Muslimanëve të Uzbekistanit (MBU),  në qarkun qendror të Tashkentit, në vitin 2014. Xhamia ka vend për  2.400 persona dhe është një nga xhamitë më të mëdha në këtë shtet të Azisë Qendrore.

Këshilli i Muslimanëve të Uzbekistanit (MBU), kujdeset për veprimtaritë në  xhami, për mësimet fetare, për hoxhallarët, për besimtarët, krahas aktiviteteve të tjera islamike në Uzbekistan.

Islami është feja dominante në Uzbekistan, ku muslimanët përbëjnë 90 për qind të popullsisë.

Burimi: IQNA News