Zyrtari i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit: ISIS-i ndërton mburojën e sigurisë për Izraelin
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit (SNSC) Ali Shamhani paralajmëroi se të gjitha aktet terroriste të ISIS-it synojnë forcimin e sigurisë për Izraelin.
Për fat të keq, një kryengritje e tekfiristëve nën emrin ISIS ka filluar në Botën Muslimane, tha Ali Shamhani të enjten para gazetarëve në Teheran.
Grupi terrorist i ISIS-it pasi shtrembërimit të mësimeve Islame rreth Xhihadit, ka ripërtërirë murin e sigurisë për regjimin sionist, shtoi ai.
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit (SNSC) Ali Shamkhani, ndërkohë, theksoi se komplotet e armiqëve kundër shteteve të rajonit kanë rezultuar të kota deri më tani, dhe kërkoi nga shtetet rajonale të tregojë më shumë vigjilencë.
Në vërejtjet përkatëse në vitin 2014, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Hassan Firouzabadi, tha se Izraeli e ka krijuar dhe mbështetur grupin terrorist ISIL për shmangien e rrezikut nga kufijtë e tij.
ISIL-i është mburojë e Izraelit për të larguar forcat revolucionare nga kufijtë e Izraelit dhe duke krijuar një tjetër forcë të sigurisë për sionistët, dhe media sioniste e ka pranuar edhe këtë fakt, shtoi ai.
Gjeneral Hassan Firouzabadi theksoi nevojën për unitet dhe rezistencë të popullit irakian, dhe tha:
E vetmja mënyrë për popullin irakian për të kapërcyer këtë problem është uniteti, rezistenca dhe shtypja e këtyre injorantëve të kohës modern që janë luftëtarë në errësirë.”
Burimi: FNA