Anglia

Qendra Islamike e Anglisë hapë Ekspozitën e Haxhit

Një ekspozitë që paraqet Haxhin është përgatitur në Qendrën Islamike të Anglisë në Londër.

Sipas faqes së  internetit të qendrës,  Ekspzita u hapë  të hënën, 24 gusht 2015  dhe do të qëndroi e hapur për një javë.

Ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për udhëtimin shpirtëror për në Haxh dhe të kuptohet qëllimi dhe mësimet e tij.

Haxhi kryhet nga dita 8 deri në 12 të muajit hënor të Dhul-Hixhes,  kurse sipas Kalendarit Gregorian, këtë vitë duke filluar më 2 shtator 2015.

Aktivitetet e Haxhxhit përfshijnë  rrotullimin rreth Qabes, vendit më të shenjtë Islam, shtatë herë për të treguar unitetin mes besimtarëve në  adhurimin ndaj  Allahut.

Haxhinjtë, gjithashtu, ecin shtatë herë mes kodrave Safa dhe Merve.

Të gjitha muslimanët  që kanë mundësi janë të detyruar fetarisht për të kryer Haxhin të paktën një herë në jetën e tyre.

Mësimet e Haxhit synojnë t’iu përkujtojnë muslimanëve se ata nuk janë të bashkuar në bazë të ngjyrës apo racës, por në bazë të besimit në Zot  dhe në Pejgamberin e Tij, Profetin Muhammed (a.s.).

Burimi: Islamic Center of England