Suudi Arabie

Inati i Saudisë përballë Iranit

E përditshmja arabe El Jevm ka publikuar shkrimin e autorit Abdul Bari Atvan, në të cilin përveç tjerash shkruan:” Analistët arab të Gjirit Persik kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me katër çështje. E para, kriza ekonomike ka të bëjë me zvogëlimin drastik të çmimit të naftës e cila do të ketë pasoja fatale në rrafshin politik, ekonomik dhe social. E dyta, sulmi në Jemen i cili ka hyrë në muajin e gjashtë, si pasojë e saj shpenzimet financiare dhe në kapacitete njerëzore janë në rritje të sipër për arabët. E treta, konflikti me Iranin dhe boshtin e tij, pasoja e së cilës janë  luftërat që zhvillohen në Jemen, Siri dhe Irak. E katërta, rreziku nga grupet terroriste dhe ekstremiste për sistemet arabe në rajon. Autori i shkrimit të përmendur shtoi:”Njëri nga analistët e shquar arab në Gjirin Persik, lidhur me çmimin e naftës, theksoi se zvogëlimi i çmimit të naftës nën 50 dollar për barel është tepër shqetësuese, por ajo çka është më tepër shqetësuese, është fillimi i zhvillimit të lokacioneve tjera të naftës, të cilët pasojnë rajonin e Gjirit Persik në politikën ndërkombëtare, pasi që tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prodhues më të madh të naftës në botë, dhe e kanë tejkaluar Arabinë Saudite, dhe se vetëm prodhimi i kompanisë amerikane të naftës Shell(10 milion barel) është e barabartë me prodhimin  ditor të naftës nga ana e Arabisë Saudite.
“Në raportin të cilin e ka publikuar City Bank of Amerika për situatën ekonomike në Arabinë Saudite cek:” Profiti nga nafta i Arabisë Saudite është zvogëluar për 42%, deficiti shtetëror ka arrit 130 miliard dollar, dhe në rast se shpenzimet buxhetore të Arabisë Saudite vazhdojnë në nivelin e tanishëm, rezervat valutore të saja do të zvogëlohen në 670 miliard dollar gjatë tri viteve të ardhshme. Shpenzimet tjerat janë marramendëse, disa nga ato si p.sh. shpenzimet e aktiviteteve të shërbimeve të sigurisë,luftërat në Irak, Siri dhe Jemen, ndihma financiare Egjiptit dhe vendeve tjera, shpenzimet pa masë të princave saudit dhe familjes mbretërore etj.
“Njëri nga analistët e shquar saudit  ka pranuar se shqetësimi i Arabisë Saudite dhe shteteve tjera të pasura të Gjirit Persik lidhur me Iranin janë të ekzagjeruara, dhe kjo shkaktuar që këto dy shtete(Arabia Saudite dhe Irani) të hyjnë në ballafaqim afatgjatë i cili mund të zgjasë 10 e më shumë vite.
“Grupet terroriste ekstremiste janë sfida më të mëdha në vendet araba të gjirit. Gatishmëria e analistëve për luftë kundër këtij rreziku ka konsensusin e plotë të tyre, por është e kufizuar, pasi që nga një anë arabët janë të preokupuar me luftërat në Jemen, Siri dhe Irak, ndërsa nga ana tjetër këto grupe janë të forta dhe në numër  të konsiderueshëm, dhe të cilët gjejnë përkrahje të ndryshme nga rinia arabe në vendet e gjirit, si dhe këto grupe dhe simpatizuesit e tyre kanë dominim në mas media.
Sipas konsideratës së autorit i vetmi opsion i vendeve arabe është që politikën e tyre ta ndryshojnë ose të ballafaqohen me trazirat e brendshme të tyre.

Burimi: irib.ir